Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Xhaçkën/ Dervishaj: Mbyllet dera për pakicat parlamentare

20:31, 24/02/2023
A+ Aa A-

Juristi Bledar Dervishaj, ishte i ftuari i mbrëmjes i Armela Ferkos në SYRI TV, për të diskutuar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.

Dervishaj ishte shprehur më herët se me këto vendime, Kushtetuesja ka kufizuar edhe rolin e vetes, por edhe ka mbyllur derën për pakicat parlamentare.

“Komentimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese i shërben demokracisë. Kjo nuk ka të bëjë fare me zbatimin e detyrimeve, pasi ato janë të detyrueshme ashtu siç janë nxjerrë,” tha ai.

Më pas shpjegoi se si dy grupe brenda PD-së, dërguan mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, por me formulime të ndryshme. Grupimi i Alibeajt, me 1 të 10-tën e deputetëve iu drejtua Kushtetueses për të shqyrtuar një raport të maxhorancës në Kuvend, që rrëzonte minorancën. Kurse 1 e 5-ta e deputetëve të PD-së, kërkuan shqyrtim në themel të kësaj çështje.

“Gjykata Kushtetuese, nëse do kishte vullnet të mirë për ta zgjidhur në themel këtë çështje, nuk kishte pse t’i ndante, por duhej t’i bashkonte,” tha Dervishaj.

Por ajo nuk dha një zgjidhje në themel, por pranoi kërkesën e 1 të 10-tës dhe jo atë të 1 të 5-tës.

“Pakicave parlamentare i është mbyllur dera me këtë vendim. Një të pestës i është mbyllur dera. Ky nuk është një precedent i mirë. Rreziku potencial që ekziston, nëse e lë zgjidhjen në terrenin politik, është që maxhoranca të bëjë interpretimin e saj,” tha Dervishaj.

Sipas tij, edhe me ndryshimet e reja në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, kjo trupë kishte mundësinë që t’i jepte një zgjidhje me themel kësaj çështje, pasi ligji parashikon që një e pesta e deputetëve mund ta vërë një lëvizje gjykatën.

Tanimë çështje mund të kalojë në një ping-pong mes gjykatës dhe parlamentit, ndërsa maxhoranca është e lirë të bëjë interpretimet e saj sipas oreksit të saj politik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco