‘Në Japoni u thashë, jam guvernator i Alabamas’-Iriqi bisedon me Edi Ramën

‘Në Japoni u thashë, jam guvernator i Alabamas’-Iriqi bisedon me Edi Ramën

14:34, 24/02/2023
A+ Aa A-

Iriqi:-Gati të kafshoi dje Ben Ahmetaj. Si u ndjeve?

Rama:-Beni kafshoi veten. Me inceneratorë Rilindja është si dhelpra.

Iriqi:-Që?

Rama:-Që nga uria kafshon bishtin e vet.Dhe ne po e zumë në gojë do ia fusim vetes. Se jemi të gjithë lidhur si me tubin që nëna ushqen fëmijët në mitër. Nga ai tub plehrash mora unë, Tigri, Veliaj, Rilindja e më pas gjithë media. Ndaj këto kritikat e Benit janë si bombat nëna që kur shpërthejnë copëzohen në qindra bija e s’ka bir kurve të shpëtojë.

Iriqi:-Ndjen dhe ti rrezik?

Rama:-Ndjej pak ndaj kam futur në e-albania kartelën mjekësore. Sa të përmendet emri im aktivizohet diagnoza. Po kam hallin e këtyre të mençurve që po ikin në burg si kova pusi.

Iriqi:-Si të pritën në Japoni?

Rama:-Si lider të madh. Ua mbushëm mendjen që jam guvernator i Alabamës. Dhe ngado respekt i madh.

Iriqi:-Po ndonjë marrëveshje?

Rama:-Jo, jo se u thamë që jemi ekskursion ca ditë, do vijmë prapë më vonë.

Iriqi:-Pse e promovon kaq shumë Belindën?

Rama:-Është më e zgjuar se ajo shushka Spiropali. Po dhe besnike.

Iriqi:-Besnike?

Rama:-Po, po. Dhe gjyshin Enveri ia pushkatoi e në çastet e fundit tha: ‘Të rrojë Enveri!’

Iriqi:-Atë rrugën Korçë-Ersekë e ke nxjerrë 7 herë në një muaj. Pse?

Rama:-Laj thaj aq investim kemi. Do e nxjerr dhe 30 herë deri në 14 maj.

Iriqi:-Dhe kështu do fitoni?

Rama:-Do fitojmë se do rrisim çmimet.

Iriqi:-Berisha non grata, pate dorë?

Rama:-Pata dhe bëra gafë. Se Berisha është si ai te komedia ‘Prefekti’. E kapëm Kajon, i thanë. Lëshoje,more! Ç’na duhet i kapur ai. Dhe me Berishën hëngra mut kot. Po ai McGonalli ma futi. Dhe s’dihet kur më del e keqja dhe dënimi. Ndaj çdo mëngjes bërtas: ‘Të paça, të paça, o kartela ime!’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco