SYRI TV/ Bashkia e Lushnjës hap 'thesin' para fushatës, 1.4 miliardë lekë për asfalt elektoral

12:36, 24/02/2023
A+ Aa A-

Bashkia e Lushnjës hap “thesin” para zgjedhjeve për asfalt elektoral. Institucioni i drejtuar nga Eriselda Sefa hap tender me vlerë 1.4 miliardë lekë për të blerë shtresë asfalti me trashësi vetëm 3 centimetra, i cili do të përdoret për shtrimin e rrugëve. Në tenderat e hapur brenda një dite, bashkia e Lushnjës nuk bën transparencë duke i mbajtur të fshehta, rrugët që do të shtrohen me 3 centimetra asfalt.

Nga SYRI TV

Tri muaj para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në vend, bashkia e Lushnjës ka hapur katër tendera me vlerë rreth 1.4 miliardë lekë apo më shumë se 1.2 milionë euro për asfalt elektoral.

Ndërmarrja e Pasurive Publike të bashkisë së Lushnjës ka hapur tendera ku parashkon blerje të asfalto-betonit, blerje konglomerati, çakëlli dhe bitumi për shtrimin e rrugëve në territorin e bashkisë së Lushnjës.

Veç vlerës financiare dhe zhvillimit të tenderave pak muaj para zgjedhjeve, bien në sy edhe disa problematika në këto tendera.

Tenderat janë dukshëm për asfalt elektoral, për shkak se ato po kryhen në një mënyrë jo të zakonshme.

Së pari, bashkia po e blen vet asfaltin dhe materialet e tjera, pa projekte konkrete. Pra thënë ndryshe, rrugët në bashkinë e Lushnjës do të shtrohen nga Ndërmarrja e Pasurive Publike dhe jo nga kompani të specializuara për të kryer rikonstruksione dhe ndërtim rrugësh. Ky është elementi i parë që tregon se këto tendera janë për asfalt elektoral.

Elementi tjetër, edhe më flagrant, është fakti se i vetmi detaj teknik në tendera është shtresa asfaltike. Konkretisht, bashkia kërkon të blejë shtresë asfaltike vetëm 3 deri në 4 centimetra për të shtruar rrugët para fushate.

Tjetër element i këtyre katër tenderave është fakti se bashkia nuk paraqet asnjë projekt konkret se cilat janë rrugët që do të shtrohen me 3 centimetra asfalt në territorin e saj, duke lënë të kuptohet se 1.2 milionë euro asfalt do të përdoren si makiazh në lagje apo fshatra të caktuar sipas nevojave elektorale të kësaj ba

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco