Vasili: Në 3 mars, tre gjyqtarë do kenë kundër popullin

12:13, 24/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në 'KAFE SHQETO' në SYRI TV, nënkryetari i PL-së Petrit Vasili, ju përgjigj pyetjes se çfarë ndodh me PD nëse me 3 mars vula dhe logoja i jepet Alibeajt?

“Nuk ndodh asgjë, as mos u merni më, kjo është një çështje e vdekur. Me 3 mars ju do shikoni një protestë të jashtëzakonshme. Çfarë do thotë një protestë e jashtëzakonshme?!

Do thotë që 3 gjyqtar do jenë kundra të gjithëve, jo vetëm popullit opozitar por edhe popullit të PD-së, po e quaj populli i PD sepse atje votuan dhejtëra-mijëra njerëz, në referendumin që ata bënë pas dhjetorit ishin gati 35 mijë apo 40 mijë njerëz që votuan dhe ky është maksimumi i anëtarësisë në një vend me 2.5 milion njerëz që jemi ne. Çfarë do bëjnë? Do dalin, këta 'kamikazët' të thonë që ju 40 mijë vetë e keni gabim se janë nja katër bishta të Edi Ramës atje, që bëjnë zhurmë kot, vetëm se atyre ju kanë dhënë një ‘teneqe nga ata të kanaçeve’ që bëjnë zhurmë si qentë e rrugës. Këta mijëra njerëz që kanë votuar dhe kanë marrë vendimin e tyre do thonë që ‘Na falni se kemi bërë gabim dhe hajde se do shkojmë pas këtij që përfaqëson një grup të shitur e të blerë nga të gjitha anët’. Këtu bëhet fjalë se kemi një krye-hajdut të certifikuar...” u shpreh Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco