Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Skandali, dokumenti që 'fundos' Irena Gjokën

Sorina Koti: Protesta e 3 marsit, kundër Ramës. Po e çon vendin drejt neokomunizmit!

20:39, 21/02/2023
A+ Aa A-

Deputetja e PD, Sorina Koti shprehet se protesta e datës 3 mars është kundër Edi Ramës dhe skandaleve korruptive të tij. 

Në studion e Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, ajo e quajti 3 marsin si ditë vendimtare për Partinë Demokratike, demokracinë dhe pluralizimin. 

"Protesta e datës 3 mars është vendimtare për PD-në, demokracinë e vendit dhe të ardhmen e pluralizimit politik. Duket sikur ka lidhje me vendimin e gjykatës dhe perceptohet sikur po protesojmë kundër gjykatës, por është protestë kundër Ramës, kundër qeverisë. Nuk ka më asnjë institucion të pavarur. Protesta do të jetë para Kryeministrisë. Nuk po lejon gjykatën të marrë një vendim të drejtë sipas procedurave ligjore, por imponon vendimin e tij politik duke shkatërruar në këtë formë edhe opozitën", tha ajo. 

Duke iu referuar vendimit arbitrar të mazhorancës që ka përjashtuar nga punimet e Kuvendit 25 deputetë të opozitës, Sorina Koti tha se jemi në hapat e para të një neokomunizmi. 

"Jemi në hapat e para të një neokomunizmi. Shqipëria ka vuajtur boll nga komunizmi, diktatorët dhe sjelljet kaq arrogante. Kryeministri fshihet, nuk vjen në Parlament, atëherë nuk mund të ketë seancë normale", tha ajo. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco