Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

Debati/ Bushati: S'po mbroj Ramën, por PS-në! Salianji: S'e mbrojnë hajdutët e qeverisë, e jo ta mbrosh ti!

Debati/ Bushati: S'po mbroj Ramën, por PS-në! Salianji: S'e mbrojnë hajdutët e qeverisë, e jo ta mbrosh ti!

22:19, 20/02/2023
A+ Aa A-

Të ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' ishte deputeti i partisë demokratike, Ervin Salianji dhe ish-kryetari i PS për Tiranën Ervin Bushati.

Në një debat mes tyre të dy pranuan s krimi i organizuar ka futur duar në procesin zgjedhor.

Bushati është shprehur se nuk po mbron Ramën në skandalin me zyrtarin amerikan por po mbron PS-në.

Salianji: Zgjedhje në vend nuk ka pasi edhe ti edhe unë e kemi parë se çfarë bën krimi i organizuar në proces.

Bushati: Nëse McGonigal është avantazh politik keni 75 ditë kohë që ti mbushni mendjen popullit dhe ti kërkoni vota e të përballeni më kundërshtarin.

Salianji: Ty po të japi medalje se mbron diçka që nuk mbrohet, pasi Rama nuk mbrohet, ndërsa PS e mbron se është e drejta jote.

Ka 18 ministra që nuk mbrojnë, ka kryetarë bashkie nuk e mbrojnë dot, ka drejtues politik që nuk dalin ta mbrojnë sepse po ruajnë fund-shpinën e vet sepse nuk mbrohet dot.

Edhe për PS do të ketë zhbllokim nëse ikën Rama

Bushati:Unë nuk po mbroj Ramën por mbroj PS-në.

Salianji: Bushati është socialist i mirë prandaj e mbron, ndërsa ata që janë hajdutë dhe nuk flasin nuk e mbrojnë dot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco