Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

Zeka: Enver Hoxhaj më ka thënë se Vlora Çitaku e kishte prezantuar me Agron Nezën

21:37, 20/02/2023
A+ Aa A-

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka zbardh detaje të reja nga skandali i ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal. 

Në "Çim Peka Live", Zeka tha se nënkryetarja e PDK,  Vlora Çitaku e ka mik Agron Nezën, personi që njihet në dosjen e aktakuzës amerikane si Personi A. 

Gjithashtu, Zeka tregoi se ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj i ka thënë se Vlora Çitaku e kishte prezantuar me Agron Nezën. 

"Vlora Çitaku e ka mik Agron Nezën. 

Enver Hoxhaj ka thënë se ambasadorja ia ka koordinuar një takim me Charles McGonigal. Ku e dija që Vlora Çitaku ka patur kontakte dhe është takuar me Agron Nezën? Në bazë të informacionit që e kisha marrë prej ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, të cilin e pyeta sepse edhe Agroni në takim më tha që i ka miq shumë të ngushtë njerëzit edhe të AAK dhe PDK dhe mi përmendi me emra. Ndër të tjera më thotë që e kam mik shumë të ngushtë Enver Hoxhajn. E pyeta Hoxhajn, mik nuk e kam tha, por këtë njeri në Amerikë ma ka prezantuar ambasadorja jonë Vlora Çitaku", u shpreh Zeka.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco