Buxhuku: Qeveria shqiptare duhet të marrë përgjegjsi për tre nismat e kundërshutuara nga BE

20:09, 20/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin ora 19.00 në SyriTv me moderatoren, Armela Ferkon ishte Administrator i Përgjithshëm i Konfindustria Shqiptare, Gjergj Buxhuku.

Tre ligjet që priten të miratohen nga qeveria si Amnistisë Fiskale, Legalizimi i Kanabisit dhe Pasaportat e Arta që janë kundërshtuar fuqishëm nga partnerët ndërkombëtar janë trajtuar nga, Buxhuku ku sipas tij, nëse nuk respektohen udhëzimet e tyre Shqipëria do të izolohet totalisht.

"Të treja nismat kanë pasur kundërshtime qartë të partnerëve ndërkombëtar. Këto nisma preknin në mënyrë të drejtpërdrejtë vendet partnere me këto nisma.

Për këtë ata e kanë thënë qartë, megjithatë qeveria shqiptare mendoj se i kishte fuqitë politike, por ndodhen dy ngjarje të mëdha ku e para ishte ripërsëritja e faktit që Shqipëria nuk lëviz nga lista gri e pastrimit të parave dhe së dyti ishte pasoja e paparashikueshme të rënda që i përplasen qeverisë nga skandali me zyrtarin e lartë amerikan.

Manival është agjencia që KE e ka renditur Shqipërinë prej vitesh në listën gri dhe nuk po hiqemi nga kjo listë, me deklaratën e fundit thjeshtë ty po të forcohet vëzhgimi nga agjencitë e specializuar të BE-së.

Në një periudhë dy-tre javore  u dhanë dy sinjale që e rrisin shumë trysninë politike ndaj qeverisë shqiptare.

Forcimi i qëndrimit të institucioneve të Bashkimit Europian për ti thënë jo daljes së Shqipërisë nga lista gri po përkundrazi për ta forcuar monitorimin dhe së dyti pasojat e paparashikuara nga skandali me zyrtarin lartë të SHBA-së.

Një kundërshtim i vazhdueshëm nga partnerët ndërkombëtar ndaj nismave ligjore."-U shpreh Buxhuku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco