Spaho: Edi Rama nuk largohet me votë. Do nisim mosbindjen civile!

18:47, 20/02/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Edmond Spaho shprehet se opozita do të përshkallëzojë aksionin e saj politik, duke nisur mosbindjen civile. 

Spaho tha në Task Force me gazetaren Sonila Meço në Syri Tv, se Rama nuk largohet me votë pasi ka ngritur një mekanizëm të tërë për të manipuluar zgjedhjet. 

"Edi Rama nuk largohet me votë, sepse ka ngritur një mekanizëm shtetëror për të manipuluar zgjedhjet. Dhe për zgjedhjet e 14 majit e ka vënë në funksionim këtë mekanizëm, përmes aplikacionit, fondet që po shpërndahen te bashkitë. Rruga është të rezistojmë, në të gjithë Shqipërinë të dalim të bllokojmë rrugët, të pamundësojmë qeverisjen, t'i bëjmë thirrje qytetarëve të mos paguajnë taksat. Unë jam për të radikalizuar qëndrimin, jo kaq thjeshtë me Edi Ramën. Kur themi nuk lejon zgjedhje të lira dhe të ndershme duhet të nënkuptojmë që ky vjedh, kjo është dhunë, dhe duhet t'i përgjigjesh me mjetet që meriton", tha Spaho. 

Lidhur me protestën e datës 3 mars, deputeti demokrat tha se ajo nuk ka të bëjë me gjyqin, por është kundër Edi Ramës.   

"Protesta e datës 3 mars nuk ka të bëjë me gjyqin. Problemi nuk është për shkak të gjykatave, por për shkak të Edi Ramës. Midis gjithë këtyre hallkave duhet të përqendrohesh te kryesorja. Mundësitë tona nuk janë të pakufizuara. Këtu kemi një realitet që reagon me shumë vështirësi ndaj padrejtësive. Nuk shquhemi për reagim. Fokusin e kemi te Edi Rama, protestën do ta bëjmë te Kryeministria", deklaroi ai.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Doni20/02/2023 19:34

Duhet mosbindje civile nuk ka zgjidhje tjeter, rama ka ngrit nje sistem korruptimi e ryshfezesh qe eshte e pamundur te rezohet. Duhet mosbindje qe nga qytetaret e deri tek drejtuesit. Aksionet: mosrespektim i pagimit te taksave, mosrespektim i rregullave te qarkullimit rrugur. Mosrespektim i rendit publik, mosnjohje te policise.vetegjyqesi!

Shto koment

Denonco