SYRI TV/ Parku i Drilonit rrezikohet nga ndërtimet, alarmi u ngrit nga Zëri i Amerikës dhe BIRN

15:16, 20/02/2023
A+ Aa A-

Plani i qeverisë shqiptare rrezikon të dëmtoje parkun kombëtar të Drilonit në Pogradec, duke ndërtuar struktura turistike pranë zonën së mbrojtur. Alarmi është ngritur nga rrjeti investigativ BIRN dhe Zëri i Amerikës, të cilët shprehen se ky projekt i qeverisë në kufi të parkut dhe fshatit Tushemisht buzë Ohrit, ngre dyshime se fsheh interesa private ndërtimi, të cilat bien ndesh me rekomandimet e UNESCO-s.

SYRI TV

Zeri i Amerikës dhe rrjeti investigativ BIRN ngrejnë shqetësimin se parku kombëtar Drilonit në Pogradec-Tushemisht buzë liqenit te Ohrit, një zonë e mbrojtur nga UNESCO, rrezikon të dëmtohet nga një plan zhvillimor i qeverisë shqiptare për ndërtimin e strukturave turistike.

Plani i detajuar i zhvillimit është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit në dhjetor të vitit 2020 dhe në bazë të tij, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim po zbaton një projekt për rikualifikimin e parkut të Drilonit.

Në kufi të parkut, theksohet ne artikull, plani inkurajon ndërtimin e strukturave turistike 2 ose 3 katëshe si dhe godinave hibride për qëllime tregtare.

Sipas BIRN dhe Zërit të Amerikës, një plan zhvillimi i qeverisë shqiptare për zonën e rëndësisë kombëtare Drilon-Tushemisht buzë liqenit të Ohrit ngre dyshime se fsheh interesa private ndërtimi, të cilat bien ndesh me rekomandimet e UNESCO-s.

Unesco e ka kundërshtuar kategorisht ndertimin në hapësirën e zonës së mbrojtur, ndërsa ministria e kultures dhe zyrtare te bashkise se pogradecit e kane mbrojtur projektin dhe nuk kane marre ne konsiderate shqetësimin e UNESCOS duke e cilësuar ate si organizem këshillues.

Por Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillimin, AADF i tha BIRN-it se ishte angazhuar vetem në rikualifikimin e zonës pranë burimeve të Drilonit, dhe mohoi çdo përfshirje me projektin e ndërtimeve në hapësirën mes Drilonit dhe Tushemishtit.

Projektet e ndërtimit në zona të mbrojtura janë një problem i vazhdueshëm në Shqipëri për dëmet që shkaktojnë në mjedis dhe në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco