Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Lili Sula: Qeveria nuk ka vëmendje për pedagogët, protestat nuk do të ndalen

Lili Sula: Qeveria nuk ka vëmendje për pedagogët, protestat nuk do të ndalen

08:43, 20/02/2023
A+ Aa A-

Lili Sula, drejtuese e departamentit të arsimit të lartë në PD në një intervistë për RTV Ora tha se "kjo qeveri as që ka ndërmend ti dëgjojë, e ti shikojë, të ketë vëmendje për pedagogët dhe protestat e tyre".

Sipas Sulës "Protestat janë mekanizma të emancipimit të jetës".

Ajo thotë se për ti dhënë zë protestës së pedagogëve në atë që do të mbahet më 22 shkurt "janë ftuar dhe faktor politik për ti dhënë zë lëvizjes së pedagogëve".

Lili Sula: Protesta e pedagogëve u pezullua njëfarë kohe. Në nëntor e kemi hapur vitin e ri shkollor përmes protestave por për të vijuar procesin mësimor dhe për të mos penalizuar studentët pat një pezullim. Janë përsëritur kërkesat që nuk janë plotësuar e që kjo qeveri as që ka ndërmend ti dëgjojë, e ti shikojë, të ketë vëmendje për pedagogët dhe protestat e tyre. Protestat janë lëvizje demokratike në këtë rast lëvizje profesionale. Më datë 22 do të ketë sërish protestë ku janë ftuar dhe faktor politik për ti dhënë zë lëvizjes së pedagogëve. Protestat janë mekanizma të emancipimit të jetës. Janë forume demokratiek ndaj të cilave qeveria duhet të dëgjojë zërin e sindikatave.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco