SYRI TV/ Instalacioni 4 milionë euro, Rama zgjedh fituesin, nuk heq dorë nga kapriçio luksoze

14:48, 16/02/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga shpenzimet e luksit, duke vijuar me projektin për instalacionin që do të ndërtohet te Kryeministria. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur fituesin e tenderit 4 milionë euro, e njëjta vlerë që kishte pakoja e ndihmave qe qeveria shpërndau për pensionistët në muajin dhjetor.

Nga SYRI TV

Kryeministri Edi Rama nuk lëkundet nga dëshira e tij e madhe për të shpenzuar miliarda nga buxheti publik për projekte luksoze dhe që nuk sjellin asnjë dobi për qytetarët.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka mbyllur tenderin e shumëdebatuar për ndërtimin e instalacionit me vlerë 4.3 miliardë lekë të vjetra ose rreth 4 milionë euro në oborrin e Kryeministrisë.

Kjo shumë është e barabartë me lëmoshën 8-mijë lekëshe që morën plot 54 mijë pensionistë nga ajo që Rama e konsideroi si “Paketa e Madhe” e Vitit të Ri.

Procedura është fituar nga kompania “Fusha”, e cila ka paraqitur ofertën me vlerë rreth 4 miliardë lekë të vjetra.

Tenderi për instalacionin prej druri u shpall fillimisht në gusht 2022, pas një urdhri të drejtpërdrejtë të kryeministrit Edi Rama.

Kreu i qeverisë e porositi këtë instalacion artistik në studion e arkitektit austriak, Kris Pretç, nëpërmjet një telefonate të zhvilluar mes të dyve në shtator 2020.

Pas shpalljes së tenderit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit u detyrua të pezullojë për disa muaj procedurën, pas reagimit të ashpër publik për këtë shpenzim gjigant dhe të kotë të Ramës.

Procedura u riaktivizua sërish në janar 2023 dhe tashmë u shpall edhe fituesi paraprak i tenderit.

Kryeministri Rama e mbrojti instalacionin prej druri në oborrin e selisë së tij, duke deklaruar se nuk është trill artistik, por një projekt për kursimin e energjisë elektrike nëpërmjet paneleve diellore.

Por, dokumentet dëshmuan një të vërtetë tjetër. Panelet diellore do të vendosen në godinën aktuale të Kryeministrisë dhe nuk kanë asnjë lidhje me instalacionin prej druri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco