Paloka - protestuesve: Edi Rama, kriminel, ndaj dilni sa nuk është vonë kur t’ju vijë e keqja

Paloka - protestuesve: Edi Rama, kriminel, ndaj dilni sa nuk është vonë kur t’ju vijë e keqja

12:24, 16/02/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka nga protesta e opozitës sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se protestuesit nuk ishin në tubim për të dhe Berishën, por për shqiptarët.

“Ky është kriminel që vjedh miliona dhe i burgos shqiptarët për 30 mijë lekë të vjetra. Ça mendoni se jeni këtu për Berishën e Palokën?

Jo vëllezërit e mi jo, këta janë për të gjithë shqiptarët që mos të përsëritet ajo që kemi kaluar një herë në kurriz. Ndaj dilni sa nuk është vonë kur t’ju vijë e keqja.

Mos prisni. Ky parlament është turp, ta quash të tillë. Marrëdhënien me këtë parlament e kam përcaktuar që ditën e parë, se e dija si do ndodhte. Për faqen e tyre të zezë, për turpin e tyre.”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco