Meta tregon Ramën: Një 'kastravec' kërkon të provokojë shqiptarët, të marrë vulën e partisë së sakrificave!

Meta tregon Ramën: Një 'kastravec' kërkon të provokojë shqiptarët, të marrë vulën e partisë së sakrificave!

12:02, 16/02/2023
A+ Aa A-

Nga thirrja e Ilir Metës sot përpara Kuvendit të Shqipërisë, në mbështetje të Partisë Demokratike:

“Edhe njëherë mirënjohjen më të thellë për të gjithë ju dhe të gjithë, çdo ditë këtu! Solidaritet me deputetët e vërtetë opozitarë! Me ata që justifikojnë sakrificat e 750 mijë votuesve, por njëkohësisht edhe me Partinë Demokratike, sepse nuk kemi në diskutim çështjen e Partisë Demokratike, sepse atë e kanë zgjidhur demokratët vetë, në mënyrën më transparente, në mënyrën më evropiane, në mënyrën më demokratike.

Këtu kemi një “kastravec”, i cili kërkon të provokojë shqiptarët në ndjenjën më të fortë të dinjitetit njerëzor dhe të atij kombëtar. Ne, pluralizmin politik nuk e këmbejmë me asgjë sepse pluralizmi është shtylla e Shqipërisë demokratike, është garancia për të mbrotur e çdo qytetari, sepse një “kastravec” që kërkon të marrë vulën e një partie që e ka shkruar historinë e saj me sakrifica, me dëshmorë dhe sakrificat më sublime, pa asnjë diskutim mendoni se çfarë bën ky “kastravec” me pronat e shqiptareve, me hipotekat e tyre.  

A e dëgjuat se çfarë tha drejtori i Hipotekave?! Edhe Presidenca, tha ai, nuk i ka letrat në rregull!!! A e kuptoni se çfarë do të thotë kjo?! A e kuptoni se çfarë do të thotë kjo?! A e kuptoni se çfarë do të thotë kjo?! Po atëherë, më thoni ju mua, në rast se as Presidenca nuk i ka letrat në rregull, kush këtu në këtë vend, kush qytetar ndien siguri se i ka letrat në rregull?! Kush investitor vendas dhe i huaj ndien siguri se i ka letrat në rregull?!

Prandaj të gjithë në këmbë kundër këtij regjimi të pashpirt dhe antinjerëzor dhe jam i sigurt se të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe të gjithë socialistët e ndershëm që ky ua rrëmbeu dhe ua përdhosi dhe ato vlera të mira që kishin, të partisë, do t’ia tregojnë vendin atij çdo ditë dhe në zgjedhjet më të shpejta.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco