Skandali me McGonigal/ Rama fshihet sërish, tensione në sallën e Kuvendit

Skandali me McGonigal/ Rama fshihet sërish, tensione në sallën e Kuvendit

11:54, 16/02/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama zgjodhi sërish të fshihet, ndërkohë që opozita kërkon praninë e tij në Kuvend për skandalin me Charles McGonigal, agjentin e lartë të FBI.

Edhe pse ishte paralajmëruar prania e tij në seancën e sotme, Rama nuk është shfaqur.

Ndërkohë në Kuvend sërish ka pasur tensione, pasi opozita këmbënguli në dy kërkesat e saj: komisionin hetimor për këtë mega-skandal dhe debatin me mocion me Edi Ramën.

Ndërkohë në rendin e ditës të seancës së sotme është parashikuar të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e Lindita Nikollës si kryetare Kuvendi, ndërsa kjo e fundit mungon në seancën e sotme.

Pas shumë debateve, drejtuesja e Kuvendit, Ermonela Felaj vendosi të ndërpresë 10 minuta seancën, për të rinisur sërish.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco