Meta: Çdo ditë këtu, solidaritet me deputetët e vërtetë opozitarë dhe PD!

Meta: Çdo ditë këtu, solidaritet me deputetët e vërtetë opozitarë dhe PD!

11:51, 16/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PL, Ilir Meta, e ka nisur fjalën sot para protestuesve duke recituar dy vargje të fuqishme: “Se Zoti vetë e tha me gojë, që kombet shuhen përmbi dhe, Por Shqipëria do të rrojë, për të, për të luftojmë ne!”

“Asgjësimi i demokracisë dhe i pluralizmit politik, - tha Meta, - është skenari që ka marrë përsipër të zbatojë prej një kohe të gjatë Edi Rama. Vetëm demokracia e mbron Shqipërinë dhe shqiptarët. Ndaj, ju përshëndes të gjithëve, që në orë të vështirë keni lënë punët tuaja për të treguar vendosmërinë tuaj për të mbrojtur familjet tuaja, vendin tonë, kujtimin e ndritur të të parëve tanë që kanë luftuar për këtë vend, për të mbrojtur të ardhmen e fëmijëve tanë.

Përmendi traun, Doktori. E kanë qejf shumë traun, ata. Po e vënë traun kudo në të gjitha rrugët, autostradat. E vunë traun në Butrint. U bëj thirrje të gjithëve atyre që na dëjgojnë. Mos prisni të vënë traun dhe te dera e shtëpisë dhe t’ju marrin lekë edhe kur dilni edhe kur hyni. Ndaj kjo protestë shumë shpejt po i jep dhe do t’i japë rezultatet e saj të mrekullueshme.

Jam i bindur se  në këtë mënyrë të vendosur, paqësore, evropiane dhe atdhetare shumë shpejt në sallën e Kuvendit do të dëgjojë fjala e lirë, do të vendoset llogaridhënia dhe drejtësia nuk do të jetë më në xhepin e Ramës dhe të Ëngjëll Agaçit, përgjegjësve kryesorë për të gjtihë këtë korrupsion prej miliarda eurosh, nuk do të jetë më ajo drejtësi që burgos disa bedela me regji dhe ndërkohë vazhdon dhe paguan për inceratorët fantazmë të edi Ramës. Nuk do të jetë më ajo drejtësi që burgos një 80-vjeçare nga Narta ndërkohë që ata plaçkitin ditën me diell portin e Durrësit, port kombëtar, ndërkohë që ata e çojnë kilometrin shumë herë më shtrenjtë se në BE, ndaj dhe pedagogët tanë i kanë rrogat tanë sa gjysma e atyre në rajon. Prandak nuk ka lekë për ata që janë me aftësi të kufizuara, për ato nëna dhe prindër që rrisin prindër në kushte shumë të vështira prej dramave që ka pësuar familja shqiptare, ndaj në statistikat e Britanisë së Madhe nuk shikoni që në krye të atyre që kalojnë La Manshin të ketë nga Mali i Zi, Maqedonia, por  ka nga Shqipëria, Afgani dhe Siria.

Dhe dje, BE u detyrua të ndërmarrë një akt tjetër për ta kthyer Shqipërinë në vendet që monitorohen për politikat fiskale, sepse Shqipëria synohet të kthehet nga Rama dhe bandat e tij në një parajsë fiskale për bosët e krimit të organizuar dhe për oligarkët dhe në ferr për shqiptarët e ndershëm që luftojnë për të përballuar jetën....

Për gjithë këto arsye jemi këtu dhe për këto arsye dhe këto të vërteta, ka frikë ai që ka një muaj që ka braktisur Kuvendin, ai që nuk do “ të bjerë në nivelin e opozitës”!!! Që nuk ka lënë fjalë më banale, që nuk ka lënë fyerje pa bërë ndaj zonjave, grave, ndaj deputetëve, gjithçkaje.

Edhe njëherë mirënjohjen më të thellë për të gjithë ju dhe të gjithë, çdo ditë këtu, solidaritet me deputetët e vërtetë opozitarë, me ata që justifikojnë sakrificat e 750 mijë votuesve por edhe njëkohësisht edhe me Partinë Demokratike!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco