Skandali/ Berisha: Ne do u themi jo diplomatëve të korruptuar, ata janë McGonigalë të vërtetë

Skandali/ Berisha: Ne do u themi jo diplomatëve të korruptuar, ata janë McGonigalë të vërtetë

11:48, 16/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Sali Berisha u ndal në fjalimin e tij përpara protestuesve edhe te mega-skandali Rama-McGonigal.

“McGonigal, i cili tradhtoi vendin e tij, por tradhtarë ka kudo, u pagua si vrasës me pagesë për të shkatërruar opozitën me një qëllim të vetëm, me një qëllim të vetëm, për pushtetin e Edi Ramës, ku të përcaktonte licenca, ku të vidhte dhe vetëm vidhte pasanikët shqiptarë.

Të gjitha këto për të salduar pushtetin e tij.

Ai ishte armik i egër i opozitës shqiptare, por nuk punuan më pak për pushtetin e Ramës dhe McGonigalë të tjerë. Kujtoni deklaratat e McGonigalëve me pushtet diplomatik. Ata ishin pengje të korrupsionit të Edi Ramës.

Që tani struken se mos u dalin lidhjet e McGonigalit. Mos u strukni u them, dilni se për shqiptarët, ju jeni McGonigalë të vërtetë.

E thashë këtë se unë e di që shumë njerëz e marrin si një gjysmë fataliteti, por kurrë.

Ne do u themi jo diplomatëve të korruptuar, të marrim fatet e vendit në duart tona, të ndërtojmë Shqipërinë mbi bazën e atyre idealeve që kemi ne,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco