VIDEO-SYRI TV/ Rama me amnisti fiskale, goditja e BE: Shqipëria rikthehet në listën gri

16:32, 15/02/2023
A+ Aa A-

Ndërkohë që Rama tenton të bëjë amnisti fiskale, vjen goditja e BE duke e kthyer Shqipërinë në listën e vendeve me performancë gri për luftën kundër pastrimit të parave nga kompani me të ardhura nga aktiviteti kriminal. Shqetësimi i Bashkimit Evropian e rendit vendin tonë në një listë e cila duhet të vihet në monitorim sa i përket çështjeve fiskale.

Nga SYRI TV

Bashkimit Evropian ka vendosur ta riklasifikojë Shqipërinë si pjesë e një liste me 18 vende të cilat duhet të ‘përmirësojnë qeverisjen e mirë fiskale’, si pjesë e luftës kundër parajsave fiskale, një goditje tjetër për qeverinë e kryeministrit Edi Rama, i cili këmbëngul prej kohësh në planet e tij për të bërë amnisti fiskale në Shqipëri.

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian filluan të luftojnë fenomenin e parajsave fiskale në vitin 2016 me një zyrë të Komisionit Evropian të ngarkuar për të identifikuar shtetet, të cilat efektivisht kërkojnë të përfitojnë të ardhura duke lejuar kompanitë e vendeve të tjera të shmangin detyrimet fiskale në vendet ku operojnë.

Shqipëria ka qenë përgjatë viteve viktimë e fenomenit të transferimit të fitimeve, ku kompani të ndryshme shumëkombëshe kanë arritur të transferojnë fitimet e realizuara në Shqipëri në kompanitë simotra në parajsa fiskale.

Ndërkohë, qe kryeministri Edi Rama këmbëngul se amnistia fiskale është ende në fuqi pavarësisht kundërshtive të prera të Komisionit Evropian, vendi ynë rrezikon ta kthehet në një parajsë fiskale, por edhe në parajsë të krimit të organizuar ndërkombëtar. Qeveria ka tentuar të miratojë një ligj të tillë dy herë dhe të dyja herët është tërhequr në momentin e fundit për shkak te presioneve ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco