Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Belind Këlliçi: Mbështetja e ish-të përndjekurve politikë më jep nder!

Belind Këlliçi: Mbështetja e ish-të përndjekurve politikë më jep nder!

11:23, 14/02/2023
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës ka kërkuar  një takim të posaçëm me përfaqësuesit e ish-të përndjekurve politikë duke deklaruar me zë të fortë se “mbështetja e tyre më jep nder, nderon ekipin tim dhe Partinë Demokratike.”

“Turin e Dëgjimit, - tregoi Këlliçi në Fb, - e vijova me të përndjekurit politikë, shtresën më të vuajtur në historinë e shtetit shqiptar.

Një ndër detyrat e para që kam pasur në Partinë Demokratike ka qenë drejtimi i Departamentit të të Përndjekurëve Politikë, ku u njoha imtësisht me historitë e tmerrshme që kanë përjetuar gjatë regjimit komunist.

 Intelektualë, fisnikë e atdhetarë të cilëve u detyrohemi si shoqëri pavarësisht bindjeve tona politike.

Mbështetja e tyre më jep nder, nderon ekipin tim dhe Partinë Demokratike,” nënvizoi kandidati për kryebashkiak për të vazhduar edhe me një ftesë: “Shpërndajeni këtë postim në nderim të kësaj pjese të nderuar të shoqërisë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco