Garda nuk i la të hynin në Kuvend, Boçi: Betejën e kemi me Ramën, jepen urdhra për të goditur opozitën

Garda nuk i la të hynin në Kuvend, Boçi: Betejën e kemi me Ramën, jepen urdhra për të goditur opozitën

17:21, 13/02/2023
A+ Aa A-

Garda e Republikës nuk lejoi hynin në Kuvend, në seancë plenare, 8 deputetë të Partisë Demokratike. 

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Luçiano Boçi u shpreh se ndalimi për të mos u futur në seancë është i paligjshëm.

Ai tha se betejën opozita e ka me Edi Ramën, ndërsa akuzoi këtë të fundit se jep urdhra me telefon bashkë me Lindita Nikollën, për të goditur opozitën.

“Sipas nesh ja ku është vendimi I lëshuar nga Sekretari i Përgjithshëm. Është masë disiplinore dhe jo masë ndaluese. Pra sipas logjikës së tyre I bie të mos takojmë edhe njerëzit për 10 ditë. Unë nuk kam të drejtë të kërkoj fjalën, as për procedurë. Por nuk ka ndalim fizik për deputetët. Mund të ulen të ndjekin seancën pa folur. Tani më thoni kë të drejtë do të zbatojmë atë sipas një vendimi të gabuar, apo atë që thotë se masa është disiplinore.

Është parlament policor që ka vrarë fjalën e lirë. Ku ka ndodhur të jenë të përjashtuar 8 deputetë. Por kjo bëhet sepse duhet që Rama të mos shqetësohet për të vërtetën tronditëse. Faktet kanë dalë. Detyra jonë është të përfaqësojmë njerëzit.  Duke të ikur arsyeja normal që të ikin dritat”, tha Boçi.

"Betejën e kemi me Ramën dhe kukullat e tij në Parlament që japin urdhra me telefon për të goditur opozitën.  Apeli për qytetarët që t’i bashkohen protestës. ky regjim nuk duhet të vijojë më. Parlamenti ka vdekur dhe kjo dëshmohet me mënyrën si sillen me deputetët. Nëse sillen kështu me deputetët ku ja vënë qytetarëve kufirin e ekzistencës? I detyrojnë të largohen me vendimet e tyre".

Albana Vokshi: Tani të ikim tek protestuesit, tek Parlamenti i popullit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco