‘Boeri projekton përbindësha betoni në Tiranë, mbush thasët e ikën i qetë’

‘Boeri projekton përbindësha betoni në Tiranë, mbush thasët e ikën i qetë’

12:08, 13/02/2023
A+ Aa A-

Nga Klodian Tomorri

Ky instalacioni me dru në foto është Qendra Polivalente e Norcia-s. Ndërtesa u projektua nga Stefano Boeri në vitin 2016 me fondet emergjente të tërmetit dhe përfundoi në vitin 2017.

Sapo përfundoi, prokuroria italiane hapi hetim për krim mjedisor, krim urbanistik si dhe korrupsion.

U morën si te pandehur dhe u vunë në akuze nga prokuroria, kryetari i Bashkisë së Norcia-s, Boeri dhe drejtuesi i kantierit.

Për Boerin, prokurorët kërkuan 1 vit burg. Por gjykatësi e çliroi nga akuzat. Por kryetari i Bashkisë u dënua me 1 vit e 3 muaj burg dhe 60 mijë euro zhdëmtim. Paralelisht, gjykata vendosi shkatërrimin e ndërtesës.

Për një ndërtesë 450 metër katrore me dru, që mbi të gjitha ishte dhe e çmontueshme, ylli i madh i arkitekturës shpëtoi për qime nga burgu.

Kurse në Tiranë vjen, projekton përbindëshat me beton deri në qiell, pastaj rrugës u shton dhe kate të tjera, mbush thasët plot dhe ikën rehat.

Leku letër dhe ligji karton.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco