Luan Baçi: Protesta arriti qëllimin, mediat ndërkombëtare e kishin titull të parë

12:06, 13/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Emisionin e Mëngjesit në 'Kafe Shqeto', Syri Tv ishte deputeti i partisë demokratike në qarkun e Fierit, Luan Baçi.

Baçi është shprehur se kjo protestë ishte si pasojë e kërkesës dhe situatës shumë të vështirë që po kalon vendi dhe qytetarët nga kjo qeveri e korruptuar.

"Protesta e 11 shkurtiti ishte një protestë si të gjitha protesta e tjera, që ishte e fuqishme, por në veçantit për shkak të skandalit Rama-Gate. Por përpos saj ishin dhe 1001 arsye të tjera që po shqetësojnë qytetarët.

Shumë analist të paguar të Ramës  u shprehën se ishte një protestë që nuk prodhojë asgjë pasi e drejtojnë diskutimin se protesta do të rrëzojë qeverinë, ku ndërkohë kjo vejn si pasojë e shumë protestave të forta të njëpasnjëshme.

Këto janë protesta që vijnë si kërkesë e qytetarëve dhe nuk janë kërkesë e partisë demokratike, kjo është në vazhdimësi të sensibilizimit të opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar pasi është pasqyruar edhe nga mediat ndërkombëtare. Gjendja aktuale e pasigurisë dhe uzurpimit të të gjitha pushteteve janë temë e gazetave ndërkombëtare.

I vetmi pushtet që i ka dalë nga dora është opozita që pas 9 shtatorit të viti 2021 ajo ndodhet në nivelin e duhur të një opozite të vërtetë që ka një mision shumë të rëndësishëm në ruajtjen e pluralizmit në vend. Kjo e ka bërë Ramën agresiv sepse nuk është brenda skenarit të tij më, por fshihet dhe nuk del as të përballet me shkeljet e që ka bërë në vend, por rri në Surel."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco