Sot ditë zie kombëtare për viktimat e tërmetit, reagon presidenti Begaj

Sot ditë zie kombëtare për viktimat e tërmetit, reagon presidenti Begaj

10:27, 13/02/2023
A+ Aa A-

Sot është ditë zie kombëtare në Shqipëri si një shenjë solidariteti për Turqinë, e ci la  u godit nga  dy tërmete të  njëpasnjëshme e për pasojë mijëra njerëz humbën jetën.

Ndërkohë së fundmi ka reaguar dhe presidenti Bajram Begaj, i cili shpreh solidaritet për të prekurit, ndërsa shton se Shqipëria s’do ta harrojë kurrë ndihmën e Turqisë në 26 Nëntor 2019.

Në këtë ditë zie kombëtare, le të bashkojmë lutjet tona dhe të shprehim solidaritetin me familjet që po përballen me tragjedinë e tërmetit në kufirin turko-sirian. Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë ndihmën e Turqisë gjatë tërmetit që goditi Shqipërinë në 26 Nëntor 2019.”, shkruan Begaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco