SYRI TV/ EKSKLUZIVE/ Gazetari i BILD: Rama përdori FBI kundër Berishës

09:41, 11/02/2023
A+ Aa A-

Gazetari Herbert Bauernebel foli ekskluzivisht për Syri Televizion, duke konfirmuar të dhënat e publikuara në artikullin e BILD për Charles Mcgonigal. Gazetari i BILD konfirmoi të dhënat e artikullit, ku theksohej se kryeministri shqiptar Edi Rama përdori FBI, që kundërshtari i tij politik Sali Berisha të shpallej non-grata në SHBA. Gazetari shpjegoi edhe arsyet pse artikulli i Bild u fshi nga faqja e internetit një orë pasi doli online

Herbert Bauernebel, një nga dy autorët e shkrimit të BILD për skandalin e Charls McGonigal, foli ekskluzivisht për Syri Televizion në edicionin qendror të lajmeve me gazetaren Armela Ferko.

Gazetari i prestigjiozes gjermane, Herbert Bauernebel konfirmoi të dhënat e artikullit të publikuar në gazetën BILD, ku theksohej se kryeministri shqiptar Edi Rama ka përdorur FBI për të shpallur non-grata kundërshtarin e tij politik, Sali Berisha.

Gazetari gjerman u shpreh se nga akt-akuzat e ngritura nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA për ish-agjentin e FBI, është e dukshme që Charles McGonigal ka punuar për kryeministrin Edi Rama.

Herbert Bauernebel paralajmëroi se në vijim pritet të zbardhen më shumë të dhëna nga dosja McGonigal.

Në fund, gazetari dha dhe një përgjigje për të gjithë rrëmujën që shkaktoi publikimi dhe më pas heqja e shkrimit nga gazeta BILD.

Gjatë pasdites të kësaj të premteje, gazeta gjermane Bild publikoi një artikull të shkruar nga dy gazetarë në lidhje me skandalin McGonigal, ku thuhet se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përdori ish-agjentin e FBI për të goditur kundërshtarët e tij politikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco