Pse kjo FOTO dhe diçitura e ‘New York Times’ për Ramën flet kaq shumë

Pse kjo FOTO dhe diçitura e ‘New York Times’ për Ramën flet kaq shumë

20:45, 03/02/2023
A+ Aa A-

Gazeta më e rëndësishme amerikane, por edhe një nga mediat më të mëdha dhe autoritare në planet, ‘New York Times’ publikoi një shkrim të fortë kundër kryeministrit Edi Rama.

Në shkrim thuhet se Edi Rama përfitoi nga agjenti i lartë i FBI, Charles McGonigal, të cilin e përdori për të hetuar opozitën shqiptare.

Gazeta e thotë qartë se Personi A në dosje, Agron Neza, i merrte informacionet direkt nga zyra e Edi Ramës.

Për më tej, gazeta sqaron se takimin e parë të Ramës me McGonigal e ndërmjetësoi Dorian Duçka, këshilltari informal i Edi Ramës.

Sipas medias amerikane, McGonigal nuk ngurronte të përdorte hapur postin e punës së tij për aferën shqiptare.

Kjo duket se shpjegon edhe shëtitjet që i bënte Edi Ramës në zyrat e FBI në Nju Jork.

Por gazeta shkruan se edhe pse Edi Rama hiqet si reformator dhe si një njeri që është kundër luftës në Ukrainë, ishte pikërisht Agron Neza që mundësoi kalimin e fondeve nga oligarku rus Oleg Deripaska për te Charles McGonigal.

Megjithatë, më së shumti bie në sy një foto që ka publikuar gazeta për Edi Ramën.

Aty shfaqet Rama në një sfond të zymtë, teksa po ecën sikur po largohet nga diku. Në fakt foto është bërë në asamblenë e OKB në Nju Jork.

Kur vinte për këtë asamble, Rama takohej dhe darkonte me mikun e tij, McGonigal, teksa ky i fundit nuk i raportonte këto takime te FBI.

Diçitura e fotos është po ashtu goditëse: “Zoti McGonigal akuzohet se u takua me kryeministrin Edi Rama të Shqipërisë në shumë raste, ndërsa tentoi të ndihmonte biznesin e bashkëpunëtorit të tij në Europën Lindore”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco