KAFE SHQETO/ Gara për Vorën dhe sfidat e një bashkie të falimentuar nga qeveria Rama

12:07, 03/02/2023
A+ Aa A-

Kandidati i Partisë Demkratike i dalë nga Primaret Indrit Hoxha, për bashkinë e Vorës ishte i ftuar ditën e sotme në “Kafe Shqeto”. Hoxha ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se e ka çuar qëllimisht në faliment këtë bashki për ta vjedhur atë.

Pyetje: Para disa ditësh festuat 32-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, si ishte të merrej pjesë në një organizim të tillë?

Hoxha: “Të marësh sot pjesë ne Festat e Partisë Demokratike është shumë e veçantë pasi u deshën 32 vite për të sjellë pluralizmin dhe drejtësinë në vendin tonë dhe fatkeqësisht sot 32 vite më pas ne nuk kemi një demokraci solide, pasi është rrënjosur një regjim totalitar i Edi Ramës dhe gjithë kabinetit të tij qeverisës.

Pyetje: Nisur nga akuzat e kundërshtarëve sikur Berisha ka pasur tre veta si bashkëpunëtor të vjetër dhe nuk ka emra të rinj, por nisur nga Primaret ne shohim emra të rinj, si ka ndodhur kjo?

Hoxha: "Kryesia e Partisë Demokratke ka shumë të rinj të cilët vijnë nga radhët e forumit rinor dhe kjo tregon kthimin e votës dhe meritokracinë në PD, gjë e cila me lidership-in paraardhës nuk kishte gara të brendshme. Disa ishin anonim që nuk njihnin as demokratët dhe as strukturat dhe merrnin pozicionet kyçe në drejtimin e partisë dhe një pjesë tjetër ishin të pëlqyerit e kryetarit duke zënë poste të rëndësishme.

Mbas ndryshimeve strukturore të Kuvendit të 11 Dhjetorit 2021, Partia Demoratike ka kryer rreth 7 gara të brendshme duke garuar për herë të parë për primaret, si forcë e parë politike në vendin tonë.

Pa diskutim primaret kanë pasur disa defekte të vogla dhe nuk mund të pretendojmë se kanë qenë në perfeksion, por do të shikojmë në zgjedhjet e ardhshme diçka të tillë.  Këtë vit ka pasur super kandidatë me një peshë të madhe dhe njëri pej tyre padiskutim është dhë kandidati i Tiranës i Partisë Demokratike.

Pyetje: Vetë kreu i Partisë demokratike Sali Berisha, ka deklaruar përballjen deri në largimin e plotë të Ramës. Ka një plan strategjik zoti Berisha që nuk e ka shfaqur përpos protestave që do të nisin më datën 11 Shkurt?

Hoxha: "Në datën 11 nis revolucioni në Shqipëri, kemi protestë, revoltë dhe mos-bindje civile në çdo lloj forme, mjeti dhe mënyre për të larguar Ramën nga posti i kryeministrit, pasi kjo që ka ndodhur me korruptimin e ish-drejtorit të kundërzbulimit në Amerikë është një gjë e cila cënon jo vetëm sigurinë Kombëtare të SHBA, por ka dëmtuar jashtë mase edhe imazhin e Shqipërisë dhe ne nuk mund të lejojmë që marrëdhënia mes dy vendeve të cënohet për shkak të një kryebanditi që është në kye të qeverisë".

Pyetje: Rikthehemi pak te Vora, kush është kandidati që keni përballë?

Hoxha:“Kandidati që kam përballë është një dhe vetëm një që quhet Edi Rama. Vora çdo gjashtë muaj emëron nga një kandidat, derisa e ka çuar bashkinë në falimentim dhe tashmë asgjë nuk funksion në këtë njësi administrative.

Vora është ndër bashkitë më të pasura, e dyta pas bashkisë së Tiranës për shkak të pozitës gjeografike dhe zonën industriale që ajo ka. Por, çdo gjë që Rilindja ka bërë këto 10 vite që e ka shkatërruar vendin, padyshim edhe Vora nuk mund të shpëtonte.

Falimenti i Bashkisë së Vorës është bërë për një qëllim shumë të thjeshtë, që buxhetin e saj ta marë qeveria dhe më pas pas të bëhet pjesë e konçesioneve dhe ti vjedhin ato fonde.

Klea Sula/ syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco