Lajmi i fundit

EMRAT/ Këto janë 3 oficerët e policisë ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhër-arreste

'Rama e takoi McGonigal vetëm me një mesazh'/ Vasili: Njësoj si mafiozët

'Rama e takoi McGonigal vetëm me një mesazh'/ Vasili: Njësoj si mafiozët

10:47, 03/02/2023
A+ Aa A-

Petrit Vasili, deputeti i Partisë së Lirisë, ka ngritur pikëpyetje të mëdha për kryeministrin Edi Rama, pak pasi ai njoftoi se e kishte takuar agjentin e arrestuar të FBI, Charles McGonigal në Tiranë pas një mesazhi që ai i kishte kërkuar dhe se nuk kishte arsye pse të kishte dijeni për këtë takim, asnjë institucion i shtetit.

Vetëm kjo mënyrë e caktimit të një takimi midis kryeministrit të një shteti dhe një zyrtari të lartë të FBI-së, pa dijeninë e askujt, sipas Vasilit përbën një skandal më vete, jashtë korruptimit me para në dorë që Rama akuzohet se i bëri agjentit amerikan.

Vasili ka reaguar pasi ka dëgjuar shpjegimet dhe kundërvëniet e ashpra të Ramës ndaj analistëve për aferën McGonigal në emisionin “Të paekspozuarit” mbrëmjen e së enjtes.

“Skandal – shkroi Vasili. - Edi Rama e thotë hapur se McGonigalin e ka takuar me një mesazh në telefon. Shih videon. Pas mesazhit, ndodh takimi. Merr pjesë në takim Rama, McGonigal, Neza dhe Duçka dhe ky është takimi i famshëm zyrtar në zyrën e Kryeministrit.

As Shërbimi Informativ Shtetëror dhe çdo shërbim inteligjent shqiptar, Ministria e Jashtme, Ambasada Amerikane në Tiranë, Ambasada e Shqipërisë në SHBA apo edhe CIA amerikane nuk kanë nevojë të njoftohen, sipas Edi Ramës.

Me një mesazh takohen vetëm agjentët e rëndomtë ose mafiozët, por kurrë kryeministrat. Çfarë është ky, kryeministër apo agjent dhe nëse është i tillë, për kë punon? Drejtësia ka punë plot dhe të lehtë bile me Ramën. Se ky është kaq i trashë sa që i pohon vetë fajet shumë të rënda të tij.

Përfundimisht s'kemi kryeministër, por një ordiner që s'ka lidhje me shtetin!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco