‘Votuan përjashtimin e 5 deputetëve të PD me letër higjenike’/ Korreshi-Ramës: Ku është ai palaço cirku

‘Votuan përjashtimin e 5 deputetëve të PD me letër higjenike’/ Korreshi-Ramës: Ku është ai palaço cirku

10:59, 02/02/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Koreshi ka akuzuar kryetaren e Kuvendit dhe komisionin e etikës lidhur me procedurat që u ndoqën në seancën e kaluar, për përjashtimin e pesë deputetëve demokratë.

Korreshi tha se votimet u kryen me ‘letër higjenike’, si dhe e ka quajtur kryeministrrin Edi Rama ‘palaço cirku’ i cili sot duhet të ishte në Parlament të jepte llogari se çfarë ka bërë me lekët”.

Korreshi: Lidhur me procedurën di që në Konferencën e Kryetarëve keni vendosur që çdo votim të jetë elektronik Votimet e radhës së kaluar janë bërë të turpshme, me kartonë me letra higjienike, ku di unë me çfarë janë bërë.

Siç kanë thënë edhe deputetët e tjetër të Komisioni i etikës në mënyrë të turpshme, ka vendosur përjashtimin e 5 deputetëve, ishim të gjithë këtu, pse nuk na përjashtuat të gjithëve. Të gjithë ishim atje, të gjithë kemi zaptuar, atëherë pse?

Keni ligjëruar në Komision të etikës fjalën palaço. Ku është ai palaço të vijë sot këtu? Të japë llogari çfarë ka bërë me lekët. Me ligjërimin që keni bërë në Komision të Etikës ai meriton të quhet palaço cirku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco