SYRI TV/ Nënshkruhet marrëveshja për 'Durrës Yacht & Marina', Rama justifikon dhënien e portit pa garë

14:18, 30/01/2023
A+ Aa A-

Marrëveshja përfundimtare për portin e Durrësit mes qeverisë shqiptare dhe biznesmenit Mohamed Alabbar është nënshkruar sot. Kryeministri Edi Rama e justifikoi  dhënien e portit turistik pa garë, duke thënë se shteti është ortak me 33% të aksioneve, ndërsa biznesmeni arab iu drejtua me lavde qeverisë shqiptare.

Nga SYRI TV

Qeveria shqiptare ka nënshkruar sot  marrëveshjen përfundimtare përmes së cilës i kalon në pronësi, portin e Durrësit, biznesmenit Mohamed Alabbar për  zhvillimin e projektit “Durrës Yaht & Marina”.  Kritikave për mungesën e transparencës dhe dhënien pa garë të portit të Durrësit, kryeministri Edi Rama iu përgjigj duke u justifikuar me faktin se shteti shqiptar do të jetë aksioner në këtë investim në masën 33%.

Ndërsa biznesmeni Mohamed Alabbar, për lehtësimin e procedurave dhe përfitimeve që ka marrë nga kjo kontratë, i thuri lavde dhe qeverisë shqiptare: “Jam shume krenar për këtë arritje, nuk ju falenderoj dot mjaftueshëm dhe ndjesë për kohët kur unë dëshpërohesha në këtë proces. Përgëzime për pasionin që ju udhëheq dhe jam kaq i lumtur që jam pjesë e këtij projekti.” 

Kryeministri e cilësoi  si një lokomotivë zhvillimi këtë projekt, ku parashikohet ndërtimi i 12 mijë apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma, ndërsa investitorit, përveç tokës publike, i janë falur taksat dhe detyrimet për strehim social. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco