SYRI TV/ Taulant Balla kontradiktor, e pranon takimin sekret me Charles McGonigal

14:05, 30/01/2023
A+ Aa A-

Gjatë vizitave në Tiranë, ish-zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal, i vënë nën akuzë në SHBA është takuar edhe me kreun e Grupit të PS, Taulant Ballën. I pyetur nga SYRI TV, Balla e konfirmoi takimin me McGonigal, por dha versione kontradiktore për natyrën e takimit me ish-shefin e Kundërzbulimit të FBI.

Nga SYRI TV

Taulant Balla i shtohet listës së zyrtarëve të mazhorancës që janë takuar me ish-shefin e Kundërzbulimit në FBI, Charls McGonigal, i vendosur nën akuzë në SHBA për një çështje ku përfshihet edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë një prononcimi për mediet, kreu i Grupit Parlamentar të PS pranoi se e ka takuar ish-zyrtarin e lartë të FBI. 

Por Balla është kontradiktor në deklaratat e tij për takimin sekret duke thënë se ishte takim informal, por për çështje zyrtare. Pas insistimit të SYRI Televizion, i pyetur nëse kishte përfaqësues të ambasadës amerikane siç e parashikon protokolli në rastet e këtyre takimeve, Balla ngeli pa përgjigje.

Me këto deklarata, Taulant Balla duket se i ka shtuar një tjetër akuzë, ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, pasi pikerisht këto takime e bashkëpunimi i paautorizuar me qeverinë shqiptare, janë akuzat e ngritura nga Departamenti i Drejtësisë.

Deklaratat e kreut të Grupit Parlamentar të PS u bënë në përfundim të mbledhjes së Grupit, ku Balla i urdhëroi deputetët socialistë të mos diskutohet më ky skandal dhe në rast kërkese nga ana e PD, mazhoranca do të votojë rendin e ditës pa diskutime, siç ndodhi në seancën e fundit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco