SYRI TV/ Ish-ministri Shkëlqim Cani merret në pyetje nga SPAK: Përbën sekret hetimor, nuk mund të flas

12:46, 30/01/2023
A+ Aa A-

Ish-Ministri i Financave Shkëlqim Cani është marrë për rreth 2 orë në pyetje në SPAK. Pas dëshmisë së tij në prokurori, Cani nuk pranoi te tregonte arsyen e  thirrjes së tij duke thënë së është sekret hetimor, por sipas burimeve ai është pyetur për privatizimin e një objekti. Cani mohoi të jetë marrë në pyetje për çështjen e inceneratorëve dhe tha se pret drejtësi për këtë çështje.

Gazetarja: Z. Cani, a jeni thirrur nga SPAK për aferën e inceneratorëve dhe përse keni dalë kundër, në atë kohë?

Cani: Shiko, e bëjmë me radhë? Mbarojmë njëherë këtë që është sekret hetimor, ta mbyll këtë dhe pastaj kur të doni, do të vij për atë. Do të më thërrasë...

Gazetarja: A jeni thirrur për inceneratorët?

Cani: Jo!

Atëherë, kemi një shkresë këtu z. Cani, që ka lidhje dhe me firmën që keni hedhur në 2014-ën për shkak të inceneratorëve dhe në fakt ngarkohet një përgjegjësi për ministra të tjerë e deri diku dhe në pozitat e Arben Ahmetaj. Mund ta shpjegoni këtë shkresë, ju lutem?

Cani: Kjo shkresë ka dalë, është publikuar.

Mund të na e shpjegoni me terma më të thjeshtë?

Cani: Nuk mund ta shpjegoj dot sepse po ju them që nënshkruaj gjithë letrat....

Çfarë pozicioni ka pasur Arben Ahmetaj në këtë shkresë?

Cani: Ku e di unë çfarë pozicioni ka pasur Ben Ahmetaj! Ben Ahmetaj....Pyesni Kryeministrin për pozicionin e një ministri! Mua do të më pyesni?! Një ministër ka qenë ministër!

Deri diku e rëndon.

Cani: Nuk e di këtë!

Ju e dini se çfarë keni firmosur, apo jo?

Cani: E di shumë mirë se çfarë kam firmosur. Kam firmosur këtë shkresë.

Që thotë...

Cani: Që thotë atë që është publikuar!

Dhe që...

Cani: Që s’ka asnjë rëndësi se çfarë them unë kur është e shkruar.

Gazetarja lexon: “Ministria e Mjedisit, e cila zgjedh autoritetin kontraktor përgjegjës të rishikojë periudhën se kur do të disbursohet...

Cani: Më dëgjoni...Dakord, dakord, dakord. Se çfarë kam shkruar, e lexuat shumë mirë. Këtë kam firmosur. Këtë që lexuar ju. Tani, me gojë, nuk kam se ç’të përsëris se çfarë kam shkruar. Unë i kam lënë me shkrim gjërat.

Ju prisni të thirreni para Arben Ahmetajt nga SPAK apo pas Arben Ahmetajt?

Cani: Nuk e di, nuk e di, nuk e di! Atë  e di SPAK. Pyesni SPAK kur ka ndërmend të më thërrasë dhe a do të më thërrasë apo jo, sepse ndoshta jam shumë i ....

U surprizuat kur u pyetët ndërkohë për privatizimin e një shkurreje dhe ndërkohë ju duhet të ...

Cani: Shiko, në jetën time kam kaluar kaq shumë e kaq shumë sa nuk më surprizon asgjë.

Çfarë prisni nga SPAK?

Cani: Unë jam i gatshëm të më thërrasin, të paraqitem, për të treguar të vërtetën dhe vetëm të vërtetën dhe kaq. Ku është surpriza?! Asnjë surprizë, as ju, as ne!

Çfarë prisni nga SPAK?

Cani: Unë pres, drejtësi,ligj, drejtësi, rregull.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco