Takimi me Berishën/ Meta: Regjimit do i japin fund zgjedhjet dhe protestat

Takimi me Berishën/ Meta: Regjimit do i japin fund zgjedhjet dhe protestat

11:56, 30/01/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka takuar sot në selinë blu kreun e PD, Sali Berisha.

Takimi mes tyre ka zgjatur disa minuta, ndërsa pas përfundimit, Meta ka folur para gazetarëve duke theksuar  se në fokus të diskutimit ka qenë çështja e ish-zyrtarit të FBI, McGonigal dhe përmendja e kryeministrit Edi Rama në aktakuzë.

“U diskutua për çështjet më të rëndësishme. Për nga rëndësia e jashtëzakonshme që ka zbardhja e skandalit që ka tronditur dhe mediat botërore, e demonstrimit sesi Edi Rama korrupton zyrtarët e lartë kundër demokracisë. Regjimit të tij do i japin fund zgjedhjet dhe protestat”, deklaroi Meta pas takimit.

“Kemi rëndë dakord për shumë çështje të rëndësishme, mbështesim plotësisht PD dhe kërkesat e saj të drejta”, u shpreh ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco