Thellohet skandali! Balla mbajti të fshehtë takimin me Charles McGonigal

Thellohet skandali! Balla mbajti të fshehtë takimin me Charles McGonigal

11:50, 30/01/2023
A+ Aa A-

Dita-ditës po kuptojmë se ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal ka qenë shpeshherë në Shqipëri, madje ka qënë si 'i shtëpisë', pasi është takuar me disa prej zyrtarëve më të lartë të qeverisë shqiptare dhe Partisë Socialiste.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pohoi para mediave se edhe ai personalisht e ka takuar Charles McGonigal në Shqipëri.

Këtë të hënë, gjatë një deklarate të mbajtur nga selia e Kuvendit, Balla tha se takimi mes tij dhe ish-zyrtarit të FBI-së ka qenë një takim institucional në kohën që ky i fundit ka qenë në detyrë.

Balla deklaroi se biseda ishte e fokusuar, në funksionin e marrëdhënieve të shkëlyera mes organit të FBI-së dhe autoriteteve shqiptare.

Balla: Shikoni, e para është që zyrtari ka ardhur në cilësinë e tij si zyrtar i shtetit Amerikan dhe patjetër që edhe unë e kam takuar, ku kemi diskutuar në funksion të marrëdhënieve të shkëlqyera mes strukturave të SHBA-ve dhe Shqipërisë. Dhe kur të vjen një kërkesë për të takuar një zyrtarë të këtij niveli, askush nuk do t’i thoshte jo.

Kanë qenë takime të një niveli bashkëpunimi sa kohë ka qenë në detyrë. Nuk e kam takuar kur nuk ka qenë në detyrë.

I them çdo qytetari shqiptar që në këtë histori nuk ka çështje. Është një bisedë që lidhet në kuadrin e një takimi njohës apo ndarje experience, pasi nuk ka sot një strukturë më të organizuar në botë në lidhje me korrupsionin, sulmet kibernetike dhe çdo krim tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco