Përpjekje për të sfumuar skandalin me skandal/ Rama me ‘kartën’ Alabar

Përpjekje për të sfumuar skandalin me skandal/ Rama me ‘kartën’ Alabar

11:46, 30/01/2023
A+ Aa A-

Një nga parimet kryesore të autokracive për të tërhequr vëmendjen është të mbulosh një skandal të madh duke servirur për diskutim një skandal më të vogël.

Duket se ky ishte plani i Edi Ramës, kur në përpjekje për të sfumuar disi skandali më të madh politik në dekada, atë të hetimit në SHBA, u nxori shqiptarëve përpara investitorin Muhamed Alabar.

Edhe pse në gusht të vitit të shkuar, Rama nënshkroi një marrëveshje për Portin e Durrësit, ai shfaq sot për të nënshkruar atë që e quajti marrëveshja finale për projektin ‘Durrës Yacht&Marina’.

Në fjalën e tij, Rama u kujdes që të përgjigjej ndaj akuzave të forta të opozitës për këtë mega-projekt korruptiv, me vlerë 2 miliardë euro.

Rama tha se nuk ka asgjë nën rrogoz me këtë projekt, duke shtuar se shteti do të jetë ortak me 33 përqind të aksioneve.

Kurse Alabar tha se në Durrës do të aplikohet një teknologji më e përparuar se në Dubai.

Kujtojmë se çështja kryesore në Shqipëri dhe në SHBA është ajo e arrestimit të agjentit të lartë të FBI, Charles McGonigal, i cili akuzohet se është korruptuar për llogari të Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco