Rama mobilizon socialistët: Mos lejoni debat për skandalin e 'McGonigal'

Rama mobilizon socialistët: Mos lejoni debat për skandalin e 'McGonigal'

11:04, 30/01/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka mobilizuar socialistët e tij në Kuvend që të mos lejojnë debat për rastin e skandalit të McGonigal.

Burime të SYRI TV thonë se ai ka kërkuar në mbledhjen e grupit parlamentar socialist që në seancë parlamentare të mos ketë ndryshim të qëndrimit.

Kështu, socialistët pritet të veprojnë si javën e kaluar, kur opozita mori kontrollin e foltores së Kuvendit.

Burimet thonë se socialistët do të votojnë rendin e ditës dhe më pas do kalojnë në votimet e tjera.

Të enjten e kaluar, Rama nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërkohë që socialistët kaluan me shpejtësi çdo votim, edhe pse ishte parashikuar një seancë maratonë.

Opozita kishte kërkuar ndryshim të rendit të ditës për të lejuar debatin për skandalin më të rëndë në historinë e marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë.

Por kërkesa u rrëzua si zakonisht me forcën e kartonëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco