SYRI TV/ Këlliçi me banorët e njësisë 2: Fitore e padiskutueshme më 14 maj!

10:43, 30/01/2023
A+ Aa A-

Kandidati i PD në Tiranë, Belind Këlliçi takoi banorët e njësisë nr. 2 në kryeqytet, ku theksoi se në zgjedhjet e 14 majit fitorja do të jetë e padiskutueshme.  Ai i bëri thirrje banorëve të mos bien pre e propagandës së kryebashkiakut Erion Veliaj, teksa dëgjoi nga afër shqetësimet e tyre që lidhen me trafikun, taksat dhe varfërinë  e shtuar

SYRI TV

Në vijim të turit të takimeve në terren, kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u ndal  në njësinë nr. 2 në kryeqytet, nga ku dëgjoi nga afër shqetësimet dhe problemet e përditshme të qytetarëve. 

Ai i ftoi banorët ta bëjnë vetë krahasimin mes asaj që propagandon kryebashkiaku Erion Veliaj dhe situatës reale me të cilën përballen, teksa theksoi se me 14 maj fitorja do të jetë e padiskutueshme.

Kandidati demokrat tha se propagandës së Erjon Veliajt i ka dalë boja, madje është shndërruar në një fenomen qesharak për banorët e Tiranës. Ndërkohë gjatë bashkëbisedimit, banorët shprehën shqetësimet, problemet dhe pritshmëritë e tyre në lidhje e administratën e ardhshme të bashkisë.

Më herët, Këlliçi ka zhvilluar takime edhe në njësitë e tjera në Tiranë, ku ka dëgjuar problemet e qytetarëve dhe u ka shpalosur alternativën e tij për zgjedhjet lokale të 14 majit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco