SKANDALI/ Kina përdori Duçkën e Ramës për të sulmuar tribunalin e Hagës

SKANDALI/ Kina përdori Duçkën e Ramës për të sulmuar tribunalin e Hagës

21:09, 29/01/2023
A+ Aa A-

Në vitin 2016, arbitrazhi i Hagës dha një vendim shumë të rëndësishëm për çështjen e Detit të Kinës Jugore.

Tribunali vendosi se Kina nuk ka të drejtë në pretendimet e saj territoriale ujore përkundrejt Filipineve.

SHBA përshëndeti vendimin, kurse Kina tha se nuk do e njohë atë.

Por gjejeni se kush e mbrojti Kinën me qëndrimet e tij në median shtetërore? Pikërisht Dorian Duçka i Edi Ramës.

Në një intervistë për agjencinë shtetërore kineze Xinhua, ai tha se vendimi ishte i paragjykuar kundër Kinës.

"Vendimi i gjykatës së arbitrazhit me bazë në Hagë për çështjen e Detit të Kinës Jugore tregoi se ai është një organ shumë i njëanshëm," tha Duçka për Xinhua. Agjencia kineze e prezanton si 'një ekspert dhe ish-zyrtar shqiptar, një strateg energjetik dhe ish-zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë'.

"Rasti i Detit të Kinës Jugore ishte i motivuar politikisht për qëllime populiste nga ish-qeveria e Filipineve," tha Duçka në një intervistë me shkrim me Xinhua të mërkurën.

"Ish-presidenti i Filipineve Benigno S. Aquino III nisi këtë farsë politike në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit, e cila ka minuar besimin global në të drejtën ndërkombëtare dhe ka shkelur mirëbesimin e diplomacisë dhe negociatave," tha Duçka. "Kjo gjykatë, sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (UNCLOS), nuk mund të vendosë për çështjet që kanë të bëjnë me sovranitetin territorial. Zgjidhja e vetme për këto çështje të ndërlikuara është përmes dialogut, diplomacisë dhe konsultimit përmes bisedimeve dypalëshe, të hapura dhe transparente midis palët e interesuara drejtpërdrejt”, tha njeriu i Ramës.

Kujtojmë se Duçka përmendet në dosjen e FBI si përfaqësues i një konglomerati energjetik kinez.

Sipas kreut të opozitës, Sali Berisha, Duçka ka vendosur kontakte të ngushta mes Edi Ramës dhe kinezëve.

Madje ai solli një avion në dispozicion të Edi dhe Olsi Ramës për vizitat në Kinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco