Berisha: Oligarku më i afërt i Putinit tani del investitor strategjik i Ramës

Berisha: Oligarku më i afërt i Putinit tani del investitor strategjik i Ramës

14:32, 25/01/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar, se oligarku i ngushtë me Vladimir Putinin, është shpallur investitor strategjik nga Edi Rama.

“Të vijmë pak te Oleg Deripaska, i cili duket se e ka aset McGonigal, se kanë larë paratë së bashku. Por ky na del në Shqipëri investitor strategjik, ndërtues hidrocentralesh, pronar licencash hidrocentralesh. Mos të harrojmë se është një nga njerëzit më të afërt të Putinit.

Me të drejtë shtrohet pyetja, si ka mundësi që përdoren paratë për të lobuar kundër opozitës? Shqiptarët mësuan, e kam deklaruar shumë herë, se është përdorur korrupsioni ndërkombëtar për të luftuar antikorrupsionin në Shqipëri.

Dëgjojeni pak se çfarë thotë ortaku i McGonigal në firmën e përbashkët që kanë ngritur në Tiranë, Mark Rossini. Edhe ky ish-zyrtar i lartë. Ky në një deklaratë të paguar, në vitin 2019, thotë se Berisha është një kukull e Putinit. Për llogari të Edi Ramës. Pra, kjo ishte një ofensivë e korruptokracisë kundër opozitës.

Edi Rama ka shkelur çdo ligj dhe ai duhet të shkojë urgjentisht përpara drejtësisë në Shqipëri. Ne do të krijojmë komision hetimor parlamentar për këtë aferë të tmerrshme. Është shumë e thellë, kjo që dimë ne janë vetëm sipërfaqja. Por është një aferë botërore kjo. Analistët e shquar amerikanë janë të këtij mendimi. Komisioni hetimor parlamentar është emergjencë.

Sikundër, Edi Rama ka vetëm një alternativë: të shndërrohet në pentito dhe të kontribuojë në zbardhjen e kësaj afere që do mbetet një njollë e tmerrshme e zezë në historinë e marrëdhënies mes dy vendeve. Të shndërrohet në të penduar dhe të dëshmojë çdo gjë. Absolutisht nga asgjë nuk mund të shpëtojë. Të paktën të gjejë moralin për të bërë të penduarin dhe për të dëshmuar dëmin kolosal që ka bërë me qëndrimet e tij.

Një kryeministër, vend anëtar i NATO-s, sillet në këtë mënyrë ndaj udhëheqësit të NATO-s,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco