SYRI TV/ SHBA e sanksionoi, Rama i dha statusin investitor strategjik oligarkut rus, njeriut të Putin

21:59, 24/01/2023
A+ Aa A-

Oligarku rus, me të cilin kishte lidhje të ngushta miku i Ramës në FBI, Charles McGonigal, është sanksionuar nga Departamenti i Thesarit për lidhjet dhe shërbimet ndaj Vladimir Putin. Por teksa SHBA e sanksiononte oligarkun rus Oleg Deripaska, në Shqipëri kryeministri Edi Rama e shpallte atë investitor strategjik, e madje më herët i kishte dhënë edhe koncesione, siç është ai i HEC-it të Shushicës. 

SYRI TV

Raportet e dyshimta me miliarderin rus, Oleg Deripaska, ishin shkaku kryesor i arrestimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, i njohur edhe si mik i kryeministrit Edi Rama, si edhe të një ish-diplomati. 

Teksa oligarku rus, Deripaska, sanksionohej nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në muajin prill të vitit 2018, për lidhjet me qeverinë ruse dhe sektorin energjetik rus, ndërkohë që Rusia kërcënonte vazhdimisht Ukrainën, në Shqipëri Edi Rama e shpallte investitor strategjik. 

Në prill të vitit 2018, Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga Edi Rama, i jep statusin e “investitorit strategjik” kompanisë shqiptare “Agro Iliria Group” për ngritjen e një plantacioni frutash ekzotike, në një sipërfaqe 800 hektarë në Karavasta. Investimi parashikohet në vlerë mbi 6.6 milionë euro.

Image

Në vendimin e nënshkruar nga Rama, kompania shqiptare “Agro Iliria Group” detyrohet që të nënshkruajë kontratë me shoqërinë tjetër, “Trema Engieenering 2”, ku të përcaktohet se kjo e fundit do të kryejë investimin. 

Image

Pronari fundor i kompanisë shqiptare “Trema Engineering 2” është miliarderi rus, Oleg Deripaska, nëpërmjet shoqërisë së regjistruar në Austri, “Strabag AG”. 

Image

Po ashtu, oligarku i Moskës rezulton si bashkëpronar në një koncension të dhënë nga qeveria ‘Rama” në vitin 2017, për ndërtimin dhe operimin e hidrocentralit të Shushicës. 

Image

Referuar të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, Oleg Vladimiroviç Deripaska është pronar përfitues nga koncesioni, nëpërmjet dy kompanive të kontrolluara prej tij, ‘Strabag AG” dhe “Trema Engineering 2”. 

Image

Koncesioni “Shushica Hydropower” parashikohet që të vijojë për 35 vjet. Kontrata është firmosur nga Ministra e Infrastrukturës dhe Energjetikës, e cila në atë kohë drejtohej nga Damian Gjiknuri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gjiknuri?25/01/2023 09:10

po ky gjiknurja i jep titull nderi ne tropoje...

Shto koment

Denonco