Lajmi i fundit

LIVE - Kuvendi në seancë plenare

Gjiknuri: CNN dhe mediat amerikane duan që të sfumojnë ‘21 janarin’

Gjiknuri: CNN dhe mediat amerikane duan që të sfumojnë ‘21 janarin’

12:29, 25/01/2023
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kur shpërtheu skandali që tronditi Amerikën, fillimisht vëmendja e medieve ishte te fakti se Charles McGonigal, një ish-zyrtar i lartë i FBI, kishte bashkëpunuar me oligarkun rus, Oleg Deripaska, i njohur si krahu i djathtë i Vladimir Putinit.

Por shumë shpejt u bë e ditur se kishte edhe një tjetër çështje kundër McGonigal, për të cilin kryeministri shqiptar, Edi Rama ishte krenuar se e kishte mik.

Një njeri i afërt i Ramës kishte korruptuar zyrtarin e lartë të FBI, duke i dhënë të paktën 225 mijë dollarë.

Lajmin e dha i pari rrjeti amerikan CNN, televizioni ku Edi Rama kishte sulmuar Donald Trump si rrezik të njerëzimit dhe që kishte bërë mijëra kronika për të treguar se FBI po heton lidhjet ruse të Trump. Ndërkohë lidhjet ruse dolën vetë brenda FBI.

“McGonigal nuk tregoi për qeverinë amerikane formatin me të cilin ai ishte takuar me kryeministrin e Shqipërisë, një politikan kosovar dhe të tjerë,” raportonte CNN.

“Prokurorët pretendojnë se në një takim, McGonigal i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë që të jetë ‘i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave për shpimin e fushave të naftës në Shqipëri për kompanitë ruse’. Ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare, që i pagoi 225 mijë dollarët, kishte interes financiar në vendimin e qeverisë për kontratat.

Një nga pagesat në para kesh- 80 mijë dollarë- dyshohet se iu dha McGonigal-it, ndërsa ishte ulur në një makinë të parkuar jashtë një restoranti në Nju Jork.

Nën drejtimin e McGonigal, FBI hapi një hetim mbi përpjekjet e lobimit të huaj te një shtetas amerikan, bazuar në informacionin që ai mori nga ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare, sipas aktakuzës. McGonigal nuk e zbuloi kurrë marrëdhënien e tij financiare”, raporton CNN.

Por sot, teksa mediat më të mëdha në planet po ziejnë për këtë skandal, Damian Gjiknuri, të cilit i janë faktuar lidhjet me McGonigal dhe oligarkun rus të Putinit, Oleg Deripaska, tha se këto media duan të sfumojnë çështjen e ‘21 janarit’.

“Kjo është një tymnajë e ngritur nga opozita për të sfumuar faktet e reja që kanë dalë në lidhje me ‘21 janarin’. Ngrihet një problem tjetër që gjoja ka më shumë rëndësi se vrasja e qytetarëve të pafajshëm. Mendoj se drejtësia amerikane e ka zbardhur atë çështje,” tha Gjiknuri.

Një ditë më parë, SYRI raportoi se qeveria po përpiqej që ta përdorte ‘shashkën’ e ‘21 janarit’ për të mbuluar mega-skandalin e dosjes amerikane të Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco