Si u mundua Rama të mbulojë mega-skandalin e arrestimit në SHBA me një ‘shashkë’ për 21 janarin

Si u mundua Rama të mbulojë mega-skandalin e arrestimit në SHBA me një ‘shashkë’ për 21 janarin

20:13, 24/01/2023
A+ Aa A-

Charles McGonigal sapo kishte marrë valixhen dhe po priste taksinë në aeroport.

Ishte e shtunë dhe ish-drejtuesi i lartë i FBI ishte kthyer nga një udhëtim jashtë Shteteve të Bashkuara. Disa media thanë se ishte në Sri Lanka.

Por ajo që nuk kishte menduar, ishin prangat në duar. Ish-zyrtari i lartë i FBI do bëhej kështu funksionari më i rëndësishëm i agjencisë që arrestohej me akuzat për korrupsion dhe bashkëpunim me oligarkët rusë. Një kolumnist i njohur amerikan shkruan se lajmi i la pa fjalë njerëzit e FBI-së.

Por ndërsa lajmi ende nuk ishte bërë i ditur në median amerikane, valët kishin mbërritur deri në Shqipëri. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, është ndër njerëzit që përmenden më shpesh në dosjen e hetuesve amerikane për McGonigal. Ai dyshohet se ka orkestruar korruptimin e McGonigal për llogari të ndryshme.

McGonigal do dilte në gjyq të hënën, ndaj deri atëherë, duhej prodhuar një shashkë për të hequr vëmendjen e opinionit publik shqiptar, që me siguri do të shokohej nga fakti se kryeministri i tyre kishte korruptuar zyrtarin më të lartë të FBI dhe ishte pjesë e një dosje hetimore përvëluese në SHBA.

Shpikja për të devijuar vëmendjen nga mega-skandali ishte një shashkë të dielën për ngjarjet e 21 janarit. Bëhet fjalë për një audio, që nuk është audio. Një përgjim që nuk është përgjim. Një transkript që nuk është transkript. Është thjesht një trillim në mendjet e atyre që duan të shpikin diçka për të krijuar mjegull.

Të hënën, skandali shpërtheu në të dy anët e Atlantikut.

Miku personal i Edi Ramës, Charles McGonigal, njeriu që drejtoi për dekada kundërzbulimin e FBI në Nju Jork, akuzohet për bashkëpunim me rusët dhe marrje ryshfeti.

Në padi thuhet se ai ka ndihmuar oligarkun e famshëm rus, krahun e djathtë të Putinit, Oleg Deripaskën. Por skandali është edhe më i rëndë, pasi Charles McGonigal është korruptuar edhe nga një 'rus' tjetër, nga kryeministri Edi Rama, që ka pranuar publikisht se ka miqësi personale me agjentin e Moskës brenda FBI.

Charles McGonigal është zyrtari më i lartë i FBI i arrestuar, dhe për ironi kishte hetuar dikur për lidhjet e spekuluara mes ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe rusëve.

Aq i madh është skandali sa disa e krahasojnë McGonigal me një agjent të dyfishtë të arrestuar dekada më parë, i cili për pak rrënoi plotësisht FBI me informacionet që u jepte rusëve.

Rama ia kishte dalë të korruptonte McGonigal përmes levave të tij, Dorian Duçkës dhe Agron Nezës dhe e përdorte atë për gjithçka, që nga sulmet ndaj opozitës e deri te hetimet për komplote për vrasje politikanësh në Shqipëri.

Historia i ngjan një filmi me spiunë, vetëm se këtë herë nuk është koha të argëtohemi duke parë filmin dhe as duke dëgjuar ‘shashkat’ që shpik Rama.

Zullumi ka shkuar në pikën që nuk mban më!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco