Gjiknuri kapet ‘mat’ me oligarkun rus të Putinit: Këto janë si filma triller

Gjiknuri kapet ‘mat’ me oligarkun rus të Putinit: Këto janë si filma triller

10:48, 25/01/2023
A+ Aa A-

Damian Gjiknuri doli në një konferencë për mediat sot, pasi kjo gjë ishte lajmëruar një ditë më parë në orët e vona.

Duke e ditur se emri i tij del në lidhje me ish-zyrtarin e diskredituar të FBI, Charles McGonigal dhe oligarkun e Putinit, Oleg Deripaska, Gjiknuri u mundua të sfumojë historinë.

Pa dhënë asnjë përgjigje konkrete për faktin se ka firmosur për një koncesion për oligarkun e Putinit, që ka korruptuar ish-zyrtarin e lartë të FBI, Gjiknuri tha se këto janë si filma.

“Problemi ka të bëjë se sa drejt e ka zbatuar detyrën një zyrtar shumë i lartë amerikan dhe s’ka lidhje me kontaktet apo episodet që ka me qytetarë shqiptarë. Këtu s’mund të bësh fajtor kryeministrin shqiptar që paska takuar një zyrtar të lartë të FBI, ku çdo zyrtar i lartë do e takonte kur të vinte të kërkonte kontakt.

Ky lajm ka rëndësi për Amerikën, se është cenuar autoriteti i një organi shumë të lartë, s’ka lidhje me Shqipërinë. Mos i bëjmë historitë qesharake si i bën Berisha, që një person na lëvizka gjithë zinxhirin e lidhjeve të çështjes Muzin.

Këto janë nga ato filma triller që vetëm në mendjen e Sali Berishës ekzistojnë. Na dilka që kryeministri shqiptar na qenka korruptuesi më i madh i botës, histori qesharake,” tha Gjiknuri pa dhënë asnjë përgjigje për akuzat konkrete për korrupsion nga njerëzit e Edi Ramës.

Gjiknuri dhe McGonigal kanë lidhje të forta me oligarkun rus Deripaska, i njohur si krahu i djathtë i Vladimir Putinit.

Sipas të dhënave nga SYRI TV, oligarku i Moskës rezulton si bashkëpronar në një koncesion të dhënë nga qeveria ‘Rama’ në vitin 2017, për ndërtimin dhe operimin e hidrocentralit të Shushicës.

Referuar të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, Oleg Vladimiroviç Deripaska është pronar përfitues nga koncesioni, nëpërmjet dy kompanive të kontrolluara prej tij, ‘Strabag AG” dhe “Trema Engineering 2”.

Koncesioni “Shushica Hydropower” parashikohet që të vijojë për 35 vjet. Kontrata është firmosur nga Ministra e Infrastrukturës dhe Energjetikës, e cila në atë kohë drejtohej nga Damian Gjiknuri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco