Lela: Agjenti i FBI-së ka marrë para për të lobuar kundër një politikani kundërshtar të Ramës

Lela: Agjenti i FBI-së ka marrë para për të lobuar kundër një politikani kundërshtar të Ramës

18:33, 24/01/2023
A+ Aa A-

Arrestimi në Nju Jork i ish-shefit të zyrës së kundërzbulimit të FBI-së Charles McGonigal gjatë ditës së djeshme dhe zbardhja e dosjes së tij, ka nxjerrë në pah lidhjet okulte të këtij personazhi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në dosjen e publikuar nga SYRI.net, flitet me detaje për takimet e McGonigal me Ramën dhe dhënien e 225 mijë dollarëve nga Dorian Duçka dhe Agron Neza.

Pikërisht kjo është edhe tema që po diskutohet në ‘Task Force’ në SYRI TV me Sonila Meçon. I ftuar gjatë diskutimit, gazetari Alfred Lela, është shprehur se agjenti i FBI-së ka marrë para për të iniciuar një hetim në SHBA, kundër një kundërshtari politik të Edi Ramës.

‘Çfarë e lidh kryeministrin e Shqipërisë, me një agjent të FBI? Janë  takime mes të dyve, 3 në Shqipëri. Mos publikimi e tregon historinë, sepse kanë dy palët diçka për të fshehur. Ai nuk do të tregojë se, duhet të tregojë udhëtimet, hotelet, shumat, por edhe kryeministrit tonë i duhet të fshehë diçka.

Një takim është në një Nju Jork, një në Uashington DC dhe 3 në Tiranë. Pra janë takime që e kapërcejnë miqësinë dhe i shkojnë një biznesmeni, që duket se nuk është i pastër, por bëjnë biznes. Takime mes një kryeministri dhe një agjenti të FBI-së, të cilët bëjnë biznes dhe duket se bëjnë edhe korrupsion politik.

Ka qenë agjent i FBI-së kur ka takuar Edi Ramën, dhe çfarë ka bërë? Ka marrë para për të paguar kundër një politikani i partisë kundërshtare e kryeministrit. Dy janë, ose është ‘non grata’ e Sali Berishës ose është dosja e Lulzim Bashës’, tha Alfred Lela në ‘Task Force’ në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco