Arrestohet miku i Edi Ramës në SHBA, akuzohet për pastrim parash në Nju Jork

Arrestohet miku i Edi Ramës në SHBA, akuzohet për pastrim parash në Nju Jork

19:17, 23/01/2023
A+ Aa A-

Prokurorët e Nju Jorkut thonë se Charles McGonigal, i cili ka mbajtur detyrën e shefit të kundërzbulimit në FBI, ka marrë pagesa nga oligarku rus, Oleg Deripaska, me qëllim hetimin e një oligarku rival rus.

Kështu shkruan  gazeta Nju Jork Times për Charles McGonigal, që në vendin tonë njihet edhe si mik i ngushtë i Edi Ramës.

Në fakt, edhe në Shqipëri, McGonigal kishte nisur një aktivitet biznesi në Shqipëri, i hapur në kohën kur Rama po lobonte në SHBA. Edhe opozita e ka akuzuar Ramën se ka bashkëpunuar me Charles McGonigal dhe se për këtë arsye, kreu i qeverisë shqiptare është vënë nën hetim në Nju Jork nga autoritetet federale.

Artikulli i Nju Jork Times:

Ish-zyrtari i nivelit të lartë të FBI-së, zyrtari është paditur me akuzat se ka komplotuar për të shkelur sanksionet e SHBA-së ndaj Rusisë duke marrë pagesa sekrete nga oligarku rus, Oleg V. Deripaska, në këmbim të hetimit të një oligarku rival, thanë autoritetet të hënën.

Ish-zyrtari, Charles McGonigal, i cili kishte qenë agjenti i posaçëm në krye të divizionit të kundërzbulimit të FBI-së për Nju Jorkun, përpara se të dilte në pension në 2018, kishte mbikëqyrur dhe marrë pjesë në hetimet e oligarkëve rusë, përfshirë Deripaska, tha sot qeveria.

Prokurorët federalë në Manhattan thanë sot se McGonigal, 54 vjeç, ka shkelur sanksionet e SHBA-së duke rënë dakord t'i ofronte shërbime oligarkut rus, i cili vetë u padit vitin e kaluar për akuza për shkelje sanksionesh.

Aktakuza e bërë ditën e sotme në Gjykatën Federale të qarkut në Manhattan akuzon ish-zyrtarin e lartë të FBI, McGonigal, me një akuzë për shkelje të sanksioneve të SHBA-së, një akuzë për pastrim parash dhe dy akuza për komplot.

Avokati i McGonigal, Seth D. DuCharme, tha se klienti i tij synon të deklarohet i pafajshëm në paraqitjen e tij në gjykatën federale në Manhattan.

"Charlie i shërbeu Shteteve të Bashkuara me aftësi, në mënyrë efektive, për dekada," tha avokati DuCharme. “Ne i kemi shqyrtuar nga afër akuzat e bëra nga qeveria dhe presim me padurim të shohim se cilat janë provat mbi të cilat qeveria synon të mbështetet.”

Aktakuza akuzoi gjithashtu një person të dytë, Sergej Shestakov, një ish-diplomat sovjetik dhe rus, i cili më vonë u bë qytetar amerikan dhe punoi si përkthyes rus për gjykatat dhe zyrat qeveritare. Avokati i Shestakov, Bennett M. Epstein, nuk pranoi të komentojë.

Arrestimi i zotit McGonigal tronditi ish-kolegët që punonin ngushtë me të. Ata thanë se ai hetoi kryesisht kundërzbulimin dhe spiunazhin rus gjatë karrierës së tij të gjatë me FBI-në. McGonigal mori gjithashtu detyra jashtëzakonisht të ndjeshme në komunitetin e inteligjencës, duke udhëhequr një ekip të FBI-së i cili hetoi se, pse informatorë të CIA-s në Kinë po arrestoheshin dhe vriteshin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco