Noka: Paga mesatare në Shqipëri 40% më e ulët se në rajon, të bashkohemi kundër regjimit

Noka: Paga mesatare në Shqipëri 40% më e ulët se në rajon, të bashkohemi kundër regjimit

19:16, 23/01/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar pas publikimit të statistikave të pagës mesatare në vendet e rajonit.

Shqipëria ishte dukshëm shumë poshtë vendeve si Serbia, Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia.

Noka ka kërkuar që të marrë fund fodullëku si lider global pasi vendi ynë as nuk mundet të konkurroi as si një lider rajonal e në krahasim me vende që potencialisht janë më të ulët se sa ne.

Postimi i Nokës:

Paga mesatare në Shqipëri

40% më e ulët se në rajon.

Kolonat e verdha janë tregues i pagës mesatare mujore bruto në shtator 2022. Kolonat gri indikojnë shtatorin e vitit 2019.

Siç vërehet, ecuria nga 2019 në 2022, krahasuar me vendet e tjera të rajonit, është më e ngadaltë.

E ndërsa kryeministri hapet si lider global, Shqipëria nuk është as lidere rajonale. Shqiptarët paguhen më pak, varfërohen më shumë. Për Ramën dhe hajdutërinë në pushtet, vendi i fundit mund të shihet si i pari.

Rroga mesatare në rajon arrin në 800-900 euro. Këtë duan shqiptarët. Kjo i largon nga vendi i tyre. I keqpaguar baraz i përzënë.

Shqiptarët kanë një mundësi përpara. Opozita ka një sfidë përpara. Të gjithë bashkë t'i dalim zot vendit!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco