Spahia: Duhej shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, por qeveria nuk do të paguajë për dëmet

18:55, 23/01/2023
A+ Aa A-

Për kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia qeveria e Edi Ramës duhej të kishte shpallur prej kohësh gjendjen e fatkeqësisë natyrore, pasi shkatërrimet në zonën e Shkodrës janë të mëdha.

Duke folur në ‘Task Force’ në SYRI TV, Spahia u shpreh se dëmet nga përmbytjet janë shumë të mëdha, por qeveria nuk do të paguajë për to, dhe për këtë arsye nuk shpall edhe gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

‘Kjo është një situatë që nuk dëmton vetëm tokën bujqësore, por ujërat kanë gërryer dhjetëra hektarë tokë që nuk rikuperohen më. Jemi përballur me dëme në banesa, kultura bujqësore dhe në ushqimin e bagëtive.

E gjithë kjo kërkon minimalisht shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Por kjo situate nuk eshte shpallur, vetëm e vetëm që qeverisja qëndrore të mos bëjë dëmshpërblimin e qytetarëve'.

Sipas Spahise, nese demet jane me poshte se 8% te bashkise, demet i paguan bashkia, por sipas tij, ky dem e kalon kete shifer.

'Përsa kohë janë poshtë 8% të buxhetit të bashkisë, i paguan bashkia. Por sipas përllogaritjeve tona ky dëm i kalon 8 % të bashkisë dhe duhet ti paguajë qeveria qëndrore’, theksoi në lidhjen direkte nga Shkodra me SYRI TV, kryebashkiaku Bardh Spahia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco