Spahia: Qeveria mungon plotësisht në Shkodër, kanë sjellë vetëm një makinë ushtrie

18:49, 23/01/2023
A+ Aa A-

Sipas kryetarit të Bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia, qeveria qëndrore mungon totalisht në qytetin më të madh të veriut që ndodhet sërisht e përmbytur në shumicë të saj.

Duke folur në ‘Task Force’ në SYRI TV me Sonila Meçon, Spahia është shprehur se në Shkodër qeveria ka dërguar vetëm një makinë ushtrie me disa ushtarë.

‘Jemi në mungesë të plotë të vëmendjes së autoriteteve të qeverisjes vendore. Këtu nuk ka asnjë specialist, apo ndonjë drejtor drejtorie, të mos themi të ministrave. Këtu kanë sjellë vetëm një vetëm një grup ushtarësh me një makinë për të cilën i falenderojmë për kalimin e banorëve në zonën e Obotit e cila izolohet nga uji dhe siguron një kalim minimal të atyre banorëve të izoluar.

Prania e qeverisjes qendrore është inekzistente, dhe kjo nis që tek paralajmërimi i munguar për hapjen e portave të Drinit. Kjo u vu re edhe në përmbytjen e para 1 muaji e gjysëm, ku askush nuk na lajmëroi se do të hapeshin portat’, tha kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco