VIDEO/ Spahia: Kanalet kulluese janë pastruar, problem hapja pa paralajmërim e portave

18:46, 23/01/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, duke folur në ‘Task Force’ në SYRI TV me Sonila Meçon, është shprehur se institucioni që ai drejton i ka bërë të gjitha punët që i përkasin për të shmangur përmbytjet.

Por sipas Spahisë, edhe pse kanalet kulluese janë të pastruara të gjitha, ato nuk mund të mbajnë ujin që vjen nga hapja e portave në mënyrë të pakontrolluar dhe pa asnjë njoftim nga KESH.

‘Vazhdon gjendja e rëndë në Shkodër, për herë të dytë brenda 1 muaji e gjysëm. Sipërfaqja e tokës së përmbytur është mbi 1300 hektarë.

Rruga në fshatin Obot kalohet vetëm me mjete të ushtrisë, pasi uji në rrugë është mbi 80 centimetra.

Kjo situatë duhet të marrë zgjidhje njëherë e mirë.

Edhe zoti Panariti e shtroi dhe e tha me të drejtë se duhen pastruar kanalet. Ne si bashki e Shkodrës jemi shumë përpara qeverisë në pastrimin e tyre. Ne administrojmë kanalet primare dhe sekondare të kullimit. Sidomos në zonën e nënShkodrës i kemi pastruar 100%, por në të gjithë zonën i kemi mbi 80% të pastruar. Të paktën për rastin e Shkodrës nuk është çështja e kanaleve kulluese.

Problematika me të cilën ne po përballemi është hapja në mënyrë të pakontrolluar e  portave të kaskadës së Drinit, pasi gjithë atë ujë nuk e përballon dot asnjë kanal. Para 1 muaj e gjysëm uji i digave mori përpara edhe urën’, u shpreh kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco