‘Hera e dytë brenda një muaji që përmbytemi’/ Administratori i Ana e Malit: Autoritetet nuk ndërhyjnë, jemi izoluar

18:35, 23/01/2023
A+ Aa A-

Administratori i Anës së Malit në Shkodër ,Arben Ceni në një lidhje të drejtëpërdrejtë për “Task Force” me Sonila Meçon në 'Syri Tv' ka denoncuar përmbytjen e pothuajse të të gjithë zonës.

Ai është shprehur se është hera e dytë brenda një muaj që përmbytet kjo zonë dhe se nuk ka asnjë ndërhyrje nga autoritetet, teksa thekson se banorët janë të detyruar të rrinë të izoluar në shtëpitë e tyre.

“Ka mbi gjashtë ditë që është e bllokuar zona dhe banorët janë të izoluar. Ndërhyrja për ndonjë ndihmë është zero. Nga autoritetet qendrore nuk kemi asnjë përkrahje në këto momente. Ka një javë që kemi një sipërfaqe toke bujqësore e përmbytur  rreth 1300 hektarë nga 1560 që kemi gjithsej. Kjo vjen nga mosmenaxhimi i mirë i kaskadës së Drinit. Ndihma ka ardhur vetëm nga autoritetet lokale të cilët na furnizonin me ujë të pijshëm.

Shpresojmë të rrijmë në këto nivele, më mirë nga kjo e keqe le të themi të rrijmë në këto nivele sepse përveçse për dy muaj ne është e dyta herë që përmbytemi. Nga 20 nëntori deri në 25 dhjetor, 35 ditë kemi qënë të përmbytur. Patëm një fazë pushimi rreth 20 ditë dhe filloj prap. Jemi në mëshirë të fatit”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco