‘Mbetjet groposen’/ Kryemadhi: Çfarë zbuluam nga filmimet në inceneratorin e Tiranës

‘Mbetjet groposen’/ Kryemadhi: Çfarë zbuluam nga filmimet në inceneratorin e Tiranës

17:43, 23/01/2023
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ishte e ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania, ku foli në lidhje me parregullsitë e inceneratorit të Tiranës.

Kryemadhi tha se nga qindra orë filmime të bëra me dronë nga ajri nga Partia e Lirisë, u pa se në inceneratorin e Tiranës nuk kryhet incenerim apo diferencim i mbetjeve, por ato vetëm groposen duke i hedhur sipër kamionë me dhe.

Sipas Kryemadhit gropa e landfillit të Tiranës, e cila duhej të mbushej për 30-vite është mbushur aktualisht për 9 muaj.

‘Gjatë mbikëqyrjes që ne i kemi bërë procesit kemi zbuluar jo vetëm landfilli i ri, vaska e cila duhet të mbushej për 30 vjet është mbushur për 9 muaj.

Aty jo vetëm që plehrat nuk përpunohen, riciklohen apo të diferencohen, por ndodh që është hapur dhe gropa e vjetër, landfilli i dikurshëm i Sharrës, i cili nga muaji nëntor e këtej vazhdon që të gjitha mbetjet të depozitohen aty pa asnjë lloj kriteri.

Janë me qindra orë filmime që tregojnë se kamionët me dhe hidhen mbi mbeturina, kjo tregon se mbetjet nuk kapsulohen, se kapsulohen është fjalë e madhe, por groposen. Ato nuk mud të hapen përsëri që t’i përpunosh, pasi mbetjet nuk janë të diferencuara janë të gjitha bashkë’, tha Kryemadhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco